Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryamdhi, të hënën, zhvilloi një takim me të rinjtë e LRI, në Njësinë numër 1 në Tiranë.
Në fjalën e saj, Kryemadhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, kryeministri ka kapur drejtësinë dhe po mbyt shpresën, ndërsa shumica e të rinjve kërkojnë të largohen nga vendi.
“Më thoni sa prej jush duan të largohen nga Shqipëria? Ja e shihni shumica prej jush kërkojë të largohen nga ky vend i mrekullueshëm. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe e vetmja mënyrë për rikthimin e shpresës dhe largimin e kësaj qeverie është revolta.”, – tha ndër të tjera Kryemadhi, ndërsa shtoi se po të kemi një politikë pa kriminelë, do të kemi një ekonomi më të fortë.
Ndërsa u ndal tek debati i zhvilluar në Parlamentin Europian, Kryemadhi tha se ishte normale kërkesa e opozitës, përderisa Taulant Balla nuk del i pastër nga akuzat që i bëhen për lidhje me krimin.
“Sot opozita ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i delegacionit, dhe është normale, përderisa nuk del i pastër nga akuzat për se ka qenë dëshmitarë e kërcënimit me armë e oficerit të policisë, përderisa nuk hedh poshtë lidhjen e tij me trafikantin Bego. Edi Rama mund ta zëvendësonte lehtë me Mimi Kodhelin apo deputetë të tjerë, por këtë nuk e bën sepse është i lidhur me krimin”, – theksoi Kryemadhi.
Më tej ajo i bëri thirrje rinisë të zgjohen pasi LSI do tu dalë në krah.