Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja në Bllok/Trafiku i kokainës dhe tropojani i shpallur në kërkim

2018/11/28 at 12:59 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasja në Bllok/Trafiku i kokainës dhe tropojani i shpallur në kërkim

Ngjarja e rëndë e 4 Tetorit, me 1 të vrarë e 2 të plagosur, në zonën e Bllokut duket se nuk ishte një sherr banal për këngëtaren e njohur Elvana Gjata siç u shit në fillim në media nga “burimet policore”.


Hetimet gradualisht po nxjerrin në dritë se sherri ka qenë për pazaret e drogës. Sot mësohet se në kërkim është shpallur personi me emrin e ndryshuar Eldi Dizdari (emri i vertete Denis Matoshi).

Gazeta Shqiptarja.com shkruan se Matoshi alias Dizdari është kushëriri i Arbër Cekajt, edhe ky tropojan. Arbër Cekaj është pronari i Arbi Garden që u arrestua në Gjermani, pasi për llogari të tij erdhi kontenieri me 600 kg kokainë. (Sasia e madhe e drogës u kap në Shkurt të këtij viti në portin e Durrësit).

 Cila është lidhja me ngjarjen e 4 Tetorit?

Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj më 17 tetor publikoi për herë të parë emrin e Denis Matoshit.

“Nga te dhenat e grumbulluara mesohet se prokuroria ka ngritur mjaft dyshime se Martinaj nuk thote te verteten per ngjarjen, duke u ndihmuar edhe nga pronari i lokalit Redi Popesku dhe policia e shtetit qe nuk jep asnje informacion shtese!

Sipas disa burimeve nga policia dhe prokuroria ne vendin e ngjarjes dyshohet se kane qene se bashku me Martinajn edhe dy efektive te tjere te policise (njeri i drejtorise se Durresit) qe jane identifikuar dhe qe kane dijeni per ngjarjen me arme per te cilet Martinaj nuk flet!

Nuk flet edhe per dy shoket e tij, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari (i afërm i Arber Çekajt, arrestuar ne Gjermani si pronari i 613 kg kokaine) se bashku me Renato tepelensin (keshtu njihet) qe ende edhe sot policia nuk ka derguar ne prokurori ndonje informacion per vendndodhjen e tyre apo pyetjen e tyre te cilet kane dijeni per sherrin!

Nuk flet edhe per ish-efektivin e policise i njohur si Santiago (dyshohet si vrases) qe ka hyre ne lokal duke mbajtur ne dore nje automatik MP5 (e qe po fshihet ne zonen e Kinostudios) bashke me Fabiol Gaxhen qe mbeti i vrare, fytyrat e cileve jane fiksuar nga kamerat e sigurise ne hyrje te lokalit!”, shkruan Flamur Vezaj

Për çfarë kërkohet tropojani me dy emra?

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi mësohet se kërkohet për të dhënë shpjegime, pasi ai është personi që pati një konflikt të fortë me Ervin Matën, partnerin e Elvana Gjatës. Gazeta Shqiptarja.com, duke iu referuar burimeve të saj shkruan se ka patur një konflikt përpara lokalit Monopol, rreth 30 minuta para se të ndodhte përplasja me armë.

“Shkak i mosmarrëveshjes dyshohet një sasi e konsiderueshme kokaine. Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe mes tyre për sqarim hyri biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin ku ndodhi ngjarja”, shkruan kjo gazetë.

Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Tower”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërisht pas, duke u futur në lokal “Monopol.

Ndërkohë Dizdari nuk ka qënë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qënë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Mata dhe më pas është larguar, shkruan gazeta Shqiptarja. com.

Bashkëshortët e vajzave VIP

Ervin Mata dhe Denis Matoshi, të shpallur në dy në kërkim kanë një të përbashkët: Janë të dy të lidhur me vajza shumë të njohura të ekranit. Përkatësisht Ervin Mata bashkëjeton me këngëtaren e njohur Elvana Gjata dhe Denis Matoshi është bashkëshorti i miss-it shqiptar Suada Sherifi. Ngjarja e Bllokut shpjegon disi edhe arsyen se Elvana Gjata dhe Suada Sherifi e kishin kaq diskrete jetën private duke mos folur kurrë për bashkëshortët e tyre.

  1. Suada Sherifi dhe bashkeshorti i saj

 2. Elvana Gjata dhe Ervin Mata

Etiketa: Denis MatoshiEldi Dizdaringjarja e bllokut


Ju sugjerojmë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Kronikë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

9 Korrik, 2026 11:30 am
Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit
Kryesore

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit

9 Korrik, 2026 10:41 am
SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
Bota

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

9 Korrik, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Korrik, 2026 7:47 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Para
Ermal Fejzullahu:S’dua që vajza të bëhet këngëtare, e di ç’ndodh pas skene

Ermal Fejzullahu:S'dua që vajza të bëhet këngëtare, e di ç'ndodh pas skene

“Tani të gjitha vajzat hiqen si modele” Adrola Dushi: Ndihem e ofenduar

"Tani të gjitha vajzat hiqen si modele" Adrola Dushi: Ndihem e ofenduar

Policia mësyn tregjet, bllokohen fishekzjarre e kapsolla

Policia mësyn tregjet, bllokohen fishekzjarre e kapsolla
















TE FUNDIT

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
9 Korrik, 2026

Në GJKKO, po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash e...

Lexo më shumë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
9 Korrik, 2026

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk ka arritur të miratojë një rezolutë të përbashkët lidhur me procesin e integrimit...

Lexo më shumë

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës
9 Korrik, 2026

Tri gradë më shumë. Nëse ju duken pak, provoni t’i shtoni në frigoriferin e shtëpisë ose në kondicioner. Ndryshimi do...

Lexo më shumë

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit
9 Korrik, 2026

Prej më shumë se një muaji, mijëra shqiptarë protestojnë çdo ditë në Tiranë kundër ndërtimit të një resorti luksoz në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}