Policia italiane ka identifikuar viktimën dhe autorin e ngjarjes së mbrëmshme në Frosinone të Italisë, ku mbeti i vdekur një shqiptar dhe u plagosën tre të tjerë në një sherr mes dy grupeve shqiptare.
Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa autori i arrestuar, 23-vjeçari Mikea Zeka.
I riu akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim.