Një aksident rrugor është regjistruar gjatë orëve të para së të premtes në aksin rrugor Tiranë-Ndroq.
Nga sa raportohet, tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një punonjës policie i identifikuar si Shkëlzen Lame ka mbetur i plagosur.
Efektivi ishte duke udhëtuar në njërën prej makinave të përfshira në aksident. Ai menjëherë është dërguar në Spitalin e Traumës ku raportohet se është në rrezik për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe hetues për të zbuluar shkaqet e aksidentit rrugor.