Kronikë

Përplasen dy makina në aksin Laç-Mamurras, plagosen 4 persona   


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:16 - 13/04/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Laç- Mamurras. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Katund i Ri.

Paraprakisht raportohet se 2 prej të plagosurve janë dërguar në spitalin Ushtarak për ndihmë të specializuar, ndërsa dy të tjerët u dërguan në Spitalin e Lezhës.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Opinion.al

Pas