Një 18 vjeçar në Sukth ka përplasur për vdekje një këmbësor 80 vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, pas përplasjes janë plagosur si drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri që udhëtonte me të, ashtu edhe i moshuari më iniciale H.P., i cili ka ndërruar jetë në spital.
Nga ana tjetër, drejtuesi i motoçikletës B.T dhe shoku i tij, V.L po 18 vjeç, po marrin mjekimin në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Opinion.al