TIRANE- Një infermiere nga Lushnja por që jetonte në Tiranë është përndjekur për muaj të tërë nga një 29 vjeçar. Ai u kap dje teksa tentoi të hynte me forcë në banesën e saj, tek zona e njohur si “parku i autobusëve”. Etleva G. ka njoftuar policinë kur ka dëgjuar zhurmë në derën e shtëpisë. Ajo ka thënë se Gëzim Toçi nga Pogradeci, punëtor duralumini ka tentuar të hapë derën e shtëpisë së saj me një kartë. Policia arriti ta arrestojë në kohë dhe ndaj tij rëndon akuza e përndjekjes ndaj personit.