Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmirësohet situata e motit, temperatura 5 gradë mbi normalen e Marsit priten në ditët në vijim

2025/03/03 at 9:09 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmirësohet situata e motit, temperatura 5 gradë mbi normalen e Marsit priten në ditët në vijim

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” bën të ditur se përgjatë javës nuk priten reshje shiu, ku do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave.

Sinoptikani thotë se pjesa e dytë e javës do të sjellë një anomali sa i përket temperaturave të ajrit, pasi do të kemi maksimumet që priten të jenë rreth vlerës 5 gradë Celsius më shumë se çfarë duhet të regjistrohen në muajin Mars.

“Kjo javë sjell një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në territorin shqiptar, por jo vetëm edhe në një pjesë të mirë të Ballkanit. Parashikohet që vendi ynë të paktën gjatë orëve të para të ditës dhe të mesditës të ketë dominim të intervaleve të gjata me kthjellime. Intervalet e gjata me diell më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare, ndërsa pjesërisht në Ultësirën Perëndimore dhe në zonat malore do të kemi intervale edhe me vranësira që do të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, por nuk pritet të sjellin mundësira për reshje.

Ajo çka do të jetë disi edhe më e ndjeshme do të jetë rritja e temperaturave të ajrit. Edhe pse mëngjesin e sotëm vlerat minimale në qytetet e zonave malore janë regjistruar në minus 1 apo minus 2 gradë Celsius, ndërsa maksimumet pritet të jenë  në vlerën 16 gradë Celsius. Duke filluar nga dita e martë dhe në vijim do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale dhe ato maksimale duke bërë që më e ndjeshme rritja e temperaturaturave të ajrit të jetë në orët e para të mëngjesit pasi kemi minimume që në pjesën e dytë të javës regjistrohen në vlerën 4 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 7-13 gradë Celsius në vijën bregdetare.

Një rritje e ndjeshme e temperaturave të ajrit do të jetë dhe në orët e mesditës duke bërë që maksimumet në pjesën e dytë të javës të regjistrohen në 21 apo 22 gradë Celsius në vijën bregdetare në qytetet e zonës së ulët duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin ku pritet t’i kemi maksimumet nga 18-21 gradë Celsius.

Rritje të temperaturave do të kemi edhe në zonat malore duke bërë që maksimumet aty të jenë në 13 apo 14 gradë Celsius gjatë kësaj jave. Duhet thënë që pjesa e dytë e javës do të sjellë një anomali sa i përket temperaturave të ajrit pasi do të kemi maksimumet që priten të jenë rreth vlerës 5 gradë Celsius më shumë se çfarë duhet të regjistrohen në muajin Mars, por po ashtu në orët e para të mëngjesit do të kemi temperatura rreth dy gradë më të larta se sa vlerat normale.

Parametri i erës gjatë kësaj fillimjave mbetet disi me shpejtësi deri mesatare nga drejtimi verior-verilindor me një shpejtësi që shkon edhe deri ën 50km/orë me intervale të shkurtra kohore, por nga e mërkura e në vijim edhe parametri i erës do të ketë përmirësim”, shprehet sinoptikani Hakil Osmani.

/tvklan.al

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Po transportonte kallashnikov, granata e municion luftarak, arrestohet 15-vjeçari në Mirditë

Po transportonte kallashnikov, granata e municion luftarak, arrestohet 15-vjeçari në Mirditë

Evropa tenton ta kthejë momentumin për Ukrainën pas një jave plot tension në diplomaci

Evropa tenton ta kthejë momentumin për Ukrainën pas një jave plot tension në diplomaci

I dënuar në Itali me 4 vite e 3 muaj burg, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari

I dënuar në Itali me 4 vite e 3 muaj burg, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com