Aktualitet

Përmbyset makina në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (foto)



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:42 - 01/05/16 |
b.f

Një aksident rrugor ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, rreth orës 3 të mëngjesit. Dy automjete, një “Golf” dhe një “Fiat” u përplasën me njëri – tjetrin dhe për pasojë “Fiat-i” u përmbys në mes të rrugës.

image_622

Edhe pse përplasja ishte e fortë, për fat të mirë nuk pati të plagosur. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet. Nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesit e dy autoveturave kanë qenë në gjendje të dehur dhe po lëviznin me shpejtësi të lartë në bulevardin e boshatisur në atë orë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas