Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përkrahësit e Trumpit në tubime për humbjen e zgjedhjeve

2020/12/12 at 11:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përkrahësit e Trumpit në tubime për humbjen e zgjedhjeve

Disa mijëra mbështetës të Donald Trumpit dolën në rrugët e kryeqytetit të vendit të shtunën për të mbështetur përpjekjet e tij të dështuara për të përmbysur rezultatin në zgjedhjet presidenciale që ai humbi ndaj rivalit demokrat Joe Biden.

Mbështetësit në rrugët e Uashingtonit brohoritën ndërsa Presidenti Trump fluturoi me helikopterin e marinës përgjatë rrugës për në ndeshjen e futbollit në Uest Point në Nju Jork.

Megjithëse tubimet ishin promovuar për javë të tëra, Trump shkroi në Twitter “Uau! Mijëra njerëz po grumbullohen në Uashington D.C. për tubimin Ndalni Vjedhjen. Nuk kisha dijeni për këtë, por do t’i përshëndes! #MAGA. ”

Tubimet kanë për qëllim të tregojnë mbështetje për presidentin dy ditë para se Kolegji Zgjedhor të takohet për të zgjedhur zyrtarisht Bidenin si presidentin e 46-të të vendit.

Përveç Uashingtonit, aktivitete janë planifikuar dhe në kryeqytetet e Xhorxhias, Pensilvanisë, Miçiganit, Uiskonsinit, Nevadës dhe Arizonës – të gjitha shtete ku zyrtarët e fushatës së presidentit Trump kanë sfiduar numërimin e votave.

Gjykata e Lartë amerikane hodhi poshtë të premten një padi gjyqësore të ngritur nga shteti i Teksasit për të shpallur të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në katër shtete ku presidenti Trump humbi ndaj zotit Biden, duke i dhënë fund përpjekjes së Trumpit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve përmes gjykatave. Më shumë se 50 vendime të gjykatave federale dhe shtetërore kanë mbështetur fitoren e zotit Biden mbi Presidentin Trump.

Tubimi në Uashington me moton “Ndaloni Vjedhjen” u drejtua nga ish këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn i falur kohët e fundit nga presidenti Trump. Organizatorët dhe grupe kishtare u bënë thirrje mbështetësve të marrin pjesë në ato që ata po i quajnë “Marshimet e Xherikos” (Jerico Marches) dhe tubimet e lutjeve.

Protesta në Uashington përfshiu marshime rreth ndërtesës së Kongresit, Gjykatës së Lartë dhe Departamentit të Drejtësisë “me lutje që të shemben muret e korrupsionit dhe mashtrimit të zgjedhjeve”, thuhej në faqen elektronike StopTheSteal.com. Planet i referohen të ashtuquajturës mrekullia biblike në betejën e Xherikos (Jericho) – ku muret e qytetit u shembën pasi priftërinjtë dhe ushtarët parakaluan rreth tij.

Një postim të premten në Twitter nga një llogari që e quan veten “Marshimi i MAGA Një Milionë” thotë: NESËR NË WASHINGTON D.C. -Miting masiv – Duhet të qëndrojmë përkrah PRESIDENTIT TANI! ”

“MAGA” është shkurtimi i slloganit të Trumpit “Ta bëjmë Amerikën përsëri të Madhe”. Përplasjet mes mbështetësve të Trumpit dhe kundërshtarëve të tij në Uashington muajin e kaluar çuan në përleshje, goditje me thikë dhe arrestime të shumta./ VOA

Ju sugjerojmë

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
Aktualitet

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

30 Janar, 2026 1:18 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Rajoni

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

30 Janar, 2026 1:15 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia: Trump na ka kërkuar të ndalim sulmet deri me 1 shkurt

30 Janar, 2026 1:13 pm
Auto-Skicë
Bota

Zelensky këmbëngul: Ukraina gati për anëtarësim në BE në vitin 2027

30 Janar, 2026 11:56 am
Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty
Aktualitet

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

30 Janar, 2026 11:26 am
Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
Aktualitet

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

30 Janar, 2026 10:40 am
Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
-Kulturë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

30 Janar, 2026 10:27 am
Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë
Aktualitet

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

30 Janar, 2026 10:19 am
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej
Bota

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

30 Janar, 2026 10:02 am
I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
Kronikë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

30 Janar, 2026 9:23 am
Para
4 shenjat e horoskopit që nuk e pëlqejnë fare martesën

Horoskopi, 13 dhjetor 2020

Parashikimi i motit, rriten temperaturat dhe…

Parashikimi i motit, 13 dhjetor 2020

SHBA, vaksinimi për COVID-19 mund të fillojë të hënën

SHBA, vaksinimi për COVID-19 mund të fillojë të hënën

TE FUNDIT

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
30 Janar, 2026

KLGJ me shumicë votash nuk pranoi nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka, pas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme se...

Lexo më shumë

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
30 Janar, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten para mediave se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Rusia: Trump na ka kërkuar të ndalim sulmet deri me 1 shkurt

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
30 Janar, 2026

Rusia deklaron se presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një kërkesë personale nga homologu i tij amerikan, president Donald Trump,...

Lexo më shumë

Zelensky këmbëngul: Ukraina gati për anëtarësim në BE në vitin 2027

Auto-Skicë
30 Janar, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka riafirmuar synimin e tij që vendi të jetë teknikisht gati për anëtarësim në Bashkimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com