Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përkeqësimi i ekonomisë, rreziku kryesor për sistemin financiar në vend

2021/10/14 at 9:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pandemia bëri të pasurit më të pasur, 930 mijë individë me llogari bosh

Sektori bankar vlerëson përkeqësimet e mundshme të ekonomisë reale si rrezikun kryesor për sistemin financiar në vend. Bazuar në rezultatet e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë mbi perceptimet e sektorit bankar rreth rreziqeve sistemike, rezulton se rreziku i përkeqësimit të ekonomisë së vendit ka vijuar të evidentohet si rreziku kryesor gjatë gjysmës së parë të vitit 2021.


Megjithatë, perceptimi mbi nivelin e këtij rreziku është zbutur gjatë periudhës, ndikuar nga ecuria pozitive e aktivitetit ekonomik, pas lehtësimit së masave kufizuese të lidhura me pandeminë.

Në të njëjtën kohë, është zbutur disi edhe perceptimi i përgjithshëm mbi rrezikun e kredisë nga të gjitha subjektet, i cili shihet i lidhur drejtpërdrejt me rrezikun e përkeqësimit të ekonomisë. Rinisja e aktivitetit në sektorët ekonomikë të prekur nga pandemia, si sektori i transportit ndërkombëtar, tregtisë dhe turizmit, ka zbutur shqetësimin e bankave mbi situatën e ardhme financiare të bizneseve dhe familjeve, si dhe perceptimin e rrezikut të goditjeve nga jashtë.

Por, nga ana tjetër, zgjerimi i borxhit publik në raport me PBB-në, për shkak të rritjes së kostove të administrimit të situatës së pandemisë, ka rritur shqetësimin e sektorit bankar mbi qëndrueshmërinë e tij dhe ka evidentuar nevojën e masave për rikthimin e prirjes rënëse të tij. Ashtu si edhe gjatë vitit të kaluar, bankat vijojnë të evidentojnë shfaqjen e disa rreziqeve të reja të lidhura me periudhën e pandemisë si rreziku operacional dhe rreziku kibernetik, si rezultat i rritjes së përdorimit të teknologjisë në përmbushjen e aktivitetit të tyre.

Besimi i bankave në qëndrueshmërinë e sistemit financiar ka rezultuar në rritje në gjashtëmujorin e parë të vitit, krahasuar me periudhën e kaluar dhe me një vit më parë, duke u rikthyer në nivelet e para të pandemisë. Ky besim mbetet i kënaqshëm dhe i pandryshueshëm kur diskutohet për të ardhmen afatshkurtër, por disi në rënie kur diskutohet për një të ardhme më afatgjatë.

Sektori bankar gjykon se, pavarësisht sfidave që kanë karakterizuar mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm gjatë dy viteve të fundit, sistemi financiar në vend ka mbetur i qëndrueshëm dhe i mirëkapitalizuar, në gjendje për të përthithur humbjet e mundshme.

Por, sipas bankierëve, zhvillimet e pandemisë të lidhura me përhapjen e variantit Delta të koronavirusit, kanë treguar se pasiguria mbi gjendjen e shëndetit publik dhe pasojat mbi ekonominë në tërësi, mbeten të pranishme. Përveç pandemisë, në javët e fundit rimëkëmbja ekonomike po përballet me një sfidë të re, të lidhur me rritjen e çmimit të produkteve energjetike dhe ushqimeve./Monitor



Ju sugjerojmë

Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 Dhjetor, 2025 3:20 pm
FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
Bota

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

23 Dhjetor, 2025 1:51 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

23 Dhjetor, 2025 1:47 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Para
Dëbora e parë zbardh zonën juglindore

Dëbora e parë zbardh zonën juglindore

Shkon në  5 numri i viktimave nga vrasjet me hark dhe shigjeta

Shkon në  5 numri i viktimave nga vrasjet me hark dhe shigjeta

Noka:Basha na poshtëroi,as armiku më i madh s’e kishte cilësuar “llum” bazën e PD

Ferdinand Xhaferri zëvendëson Flamur Nokën në Komisionin e Sigurisë
















TE FUNDIT

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

Arrestohet në Londër Greta Thunberg
23 Dhjetor, 2025

Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua sot në Londër nga policia britanike, teksa merrte pjesë në një protestë pro-palestineze në...

Lexo më shumë

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
23 Dhjetor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi bazën ushtarake Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të stacionuar ushtarë francezë, siç ka bërë...

Lexo më shumë

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
23 Dhjetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se ky libër është quajtur “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”....

Lexo më shumë

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
23 Dhjetor, 2025

Në konferencën për shtyp këtë të martë, Sali Berisha u shpreh se Ervin Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com