Ditët e fundit të Prillit kanë klimën e duhur për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull dhe përfitimin nga mundësitë e reja. Shenjat e zodiakut do të kenë mundësinë të takojnë njerëz të rëndësishëm këtë javë dhe të forcojnë bazat e tyre në jetën personale apo profesionale. Sipas parashikimit të astrologes Krisanthi Kallojeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Bricjapi është shenja më e favorizuar e periudhës.
Dashi – Një javë e përshtatshme për të kërkuar ndihmën që ju duhet nga çdo pikëpamje, ekonomike apo për të realizuar diçka që keni planifikuar. Kjo ndihmë mund të vijë nga prindërit tuaj ose nga një njeri me potencë apo i përshtatshëm për atë çfarë keni ndërmend. Përfitoni në këtë drejtim sot dhe nesër. Të mërkurën evitoni grindjet, pasigurinë brenda jush, gjeni ngrohtësinë tek njeriu i zemrës ose i familjes. Nga e enjtja deri në fund të muajit realizoni rregullimet, ndryshimet që doni të bëni në shtëpinë apo zyrën tuaj dhe përfitoni nga një shitje ose blerje e pronës. Nëse doni të keni sukses në vijim, duhet të dini të dalloni mirë dëshirat nga planet e realizueshme sepse mund të mos keni suksesin e duhur.
Demi – Tre ditët e para të javës, sidomos nesër keni mundësi të shihni situatën më realisht, të kontrolloni gjërat, të korrigjoni gabimet, të forconi pozitën tuaj dhe të keni mbështetjen e njerëzve me potencë. Të lindurit në këto tre ditë që vijnë do të ndikohen gjatë gjithë vitit, pranoni këshillat e njerëzve të pjekur dhe me përvojë nga jeta. Nga e mërkura e deri në fund të javës do keni mundësinë të realizoni takime për zgjidhjen e problemeve tuaja. Mirë është që këto takime t’i realizoni nga afër. Për të patur sukses në vazhdim, bëni një introspektim, ktheni kokën pas, rishikoni gjërat, vlerësoni drejt vitet e kaluara duke parë rolin tuaj brenda ecurisë të viteve dhe ngjarjeve.
Binjakët – Është momenti të kërkoni atë që doni nga eprorët, prindërit apo njerëzit që janë më lart se ju, mjaft që këtë ta bëni me takt, pa zhurmë, pa mësuar të tjerët që ju kërkoni diçka. Mendoni dhe veproni për të gjetur dhe për të përfituar në sferën financiare gjatë gjithë javës, por paralelisht kujdes të mërkurën e në vijim sepse në vend që të fitoni, mund të shpenzoni më tepër për të mbuluar pasigurinë që ndieni brenda vetes. Paralelisht, zgjidhni çështje praktike të jetës. Për qëllimet që keni vendosur ose do vendosni gjatë kësaj periudhe duhet të jeni të kujdesshëm sepse gabimet që mund të bëni mund t’ju kushtojnë në vijim.
Gaforrja – Fillimi i javës premton lajme të mira dhe zhvillime pozitive në lidhje me financat tuaja, por edhe përforcimin e një marrëdhënieje ose bashkëpunimi. Nuk përjashtohet mundësia të realizoni një bashkëpunim i cili të sjellë fitime. Gjeni mbështetjen tek miqtë, përfitoni nga puna kolektive, një aktivizim ose rrjeti social. Nga e mërkura e deri në fund të muajit keni mundësi të takoni në rrjetin tuaj social që do ju bëjë një propozim për të cilin duhet të vendosni menjëherë ose në të kundërt, mundësia ikën. Përfitoni nga shanset që keni dhe duhet të vazhdoni të keni në rrjetin social, karrierë, mënyrën se si ju shohin të tjerët dhe përforconi pozitat tuaja. Evitoni implikimin në çështje ligjore dhe mos bëni gabime.
Luani – Fillimi i javës premton realizime në sferën profesionale e personale. Ky treditësh, veçanërisht sot e nesër është shumë i rëndësishëm sepse përmes takimeve që do të keni mund të forconi pozitat tuaja. Mund të rregulloni çështje që ju shqetësojnë në punë, do tregoni seriozitetin tuaj dhe do keni durim e këmbëngulje që të çoni deri në fund zgjidhjen e çështjeve. Nga e mërkura e deri në fund të javës, do gjeni mbështetjen dhe ndihmën e një bashkëpunëtori në lidhje me një plan që doni të realizoni, por njëkohësisht mund të keni takime në jetën personale me dikë të ri ose ekzistues. Në fundjavë veproni me shkathtësi e vendosmëri, jeni të favorizuar dhe do vijoni të jeni gjatë gjithë vitit, por duhet të kontrolloni hiperbolizmin që keni në entuziazmin tuaj dhe dëshirën e madhe për të vepruar në liri sepse të dyja këto mund t’ju udhëheqin në një krizë ose probleme në marrëdhëniet tuaja. Kjo vlen më shumë për të lindurit në ditët e para të shenjës që hyjnë në një fillim ku do të kenë ndryshime në marrëdhënie.
Virgjëresha – Një javë dhe periudhë nga e cila mund të përfitoni, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Kjo javë bën që deri në datën 20 të muajit të rregulloni çështjet që janë nga e kaluara, pezull ose që ju shqetësojnë, por mund të krijoni një marrëdhënie të re, bashkëpunim apo të përforconi një marrëdhënie disi të luhatur që mund të jetë personale ose profesionale. Nuk përjashtohet që këto tre ditë të takoni një njeri, të fillojë diçka e vakët dhe në vijim të marrë përmasa më serioze. Një udhëtim, plane për të ardhmen ose rishikim i tyre si dhe këshilla nga njerëzit kompetentë do ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj. Këshilla për periudhën është që të trajtoni me kujdes marrëdhëniet tuaja, të mos jepni më shumë se sa duhet, mos idealizoni marrëdhënien por as ta nënvlerësoni.
Peshorja – Fillimi i javës krijon kushte që të organizoni më mirë punën, jetën tuaj, të zgjidhni një çështje praktike lidhur me familjen ose shtëpinë dhe për këto do të keni ndihmën e miqve dhe të të tjerëve në përgjithësi. Pjesa e dytë e javës premton ndihmë ekonomike, zgjidhje të problemeve që ju preokupojnë si dhe sukses të përpjekjeve që keni bërë deri më tani në punë apo në karrierë. Madje mund të përfitoni nga një marrëdhënie ose bashkëpunim. Njëkohësisht mund të njihni e të takoni njerëz dhe të veproni menjëherë sepse po u menduat shumë, ikin shanset. E bukura e periudhës është se harmonia, qetësia dhe diplomacia në marrëdhëniet tuaja janë armët që duhet të përdorni në jetën tuaj të përditshme me qëllim që të keni sukses në çfarë doni të realizoni.
Akrepi – Një javë e rëndësishme për ju në fillim të saj, deri të mërkurën keni mundësi të rregulloni, ekuilibroni një marrëdhënie që është tronditur, të riktheni një dashuri ose lidhje nga e kaluara apo të përforconi marrëdhënien ekzistuese. Mund të keni takime ose biseda që mund të mos lulëzojnë menjëherë por do i japin më vonë frytet e tyre. Për ata që nuk janë të interesuar për një marrëdhënie personale, këto ngjarje do të funksionojnë për një bashkëpunim profesional. Do të keni zgjidhje të problemeve dhe do përforconi pozitën. Nga data 27-30 Prill do të merrni lajme, këshilla të vlefshme dhe nga ana juaj do të veproni për të zgjidhur problemet. Këshilla e periudhës është që të fokusoheni te marrëdhëniet sepse aty do të keni ndryshime. Duhet t’i vlerësoni drejt dhe të pranoni gjërat. Nëse keni ndërmarrë një iniciativë në punën tuaj duhet të dini deri ku mund të jepni, deri ku mund të shkojë sepse kjo mund të kërkojë një sakrificë më të madhe nga ana juaj. Rezultatet do i shihni deri në Tetor.
Shigjetari – Fillimi i javës favorizon zgjidhje në çështjet që kanë të bëjnë me shtëpinë e familjen. Një riorganizim i jetës së përditshme do të sjellë qetësinë e jetës familjare. Ato që do të realizoni këto tre ditë kanë si qëllim rritjen e të ardhurave tuaja, prandaj për ata që duan të rregullojnë një çështje prone, keni lënë diçka pezull apo ka pengesa, përpiquni t’i zgjidhni këto tre ditë. Do keni një përfitim dhe në zhvillimin e javës do të keni rezultate që do të ndikojnë në jetën personale e cila favorizohet shumë gjatë kësaj periudhe. Me pretendimet dhe qëndrimet tuaja që mund të jenë hiperbolike në lidhje me entuziazmin që keni dhe mos të vlerësoni drejt situatat, mund të prishni deri në njëfarë mase favorizimin që keni. Ngrini barrën e përgjegjësisë që ju takon, sidomos për të lindurit në Nëntor.
Bricjapi – Jeni më të favorizuarit e periudhës në çdo pikëpamje. Fillimi i javës krijon kushte që të takoni dikë me të cilin mund të keni një lidhje serioze, me një perspektivë sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Mund të bëni një udhëtim me të dashurin, të afroheni, të përforconi marrëdhënien. Disa nga ju mund t’i kthehen një dashurie të së kaluarës. Ata që janë prindër do të kenë zhvillime pozitive në lidhje me një projekt që keni me fëmijët tuaj. Në pjesën e dytë të javës do të keni takime të papritura që do të bëhen nëpërmjet punës, përditsshmërisë dhe do krijojnë mundësinë të keni një lidhje afektive. Jini të kujdesshëm me lidhjet financiare dhe investimet.
Ujori – Një javë shumë e rëndësishme për ju, do keni mundësinë të zgjidhni çështje të familjes, shtëpisë apo një investim dhe mund të përfitoni nga shfrytëzimi i një prone. Nga data 27-30 Prill do të zgjidhni çështje praktike të jetës suaj të përditshme. Jini sa më elastikë dhe jo absolutë në vendimet që do të merrni që të keni kontrollin e situatës dhe të bëni korrigjime në vazhdim kur të hasni pengesa apo vështirësi.
Peshqit – Fillimi i javës e deri të mërkurën premton për ju takime të rëndësishme me njerëz që do të sjellin sukses tek ju por edhe përforcimin e pozitës tuaj ose zgjidhje të çështjeve që ju shqetësojnë. Në përgjithësi java premton për njohje, lidhje afektive, ndoshta nëpërmjet një udhëtimi që do të realizoni apo lëvizjeve që do të keni gjatë ditës. Në pjesën e dytë të javës, nga e mërkura e deri në fund të muajit është më erotike për ju por edhe më fitimprurëse për portofolin tuaj. Jini të vendosur dhe veproni me shkathtësi. Fokusohuni dhe veproni me organizimin lidhur me një investim apo lëvizje të mëdha nëse doni të bëni të tilla. Këshillat nga njerëzit kompetentë do ndihmojnë zhvillimin dhe përparimin tuaj./tvklan.al