Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimi/ Kur do flasë Interforca?

2016/05/19 at 11:44 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Andrea Stefani: Blushi i cekët në kritika. Nuk i intereson demokracia në PS…

Nga Andrea Stefani


Ai që nga opozita po fryhet si skandal i “përgjimeve” nuk do të kish marrë përmasat e një misteri sikur lidhur me të, të qe prononcuar me kohë misioni italian i “Interforcës” që bashkëpunon prej kohësh me policinë shqiptare. Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm, ka deklaruar disa herë publikisht, edhe dje në seancën dëgjimore në komisionin parlamentar, se pajisja misterioze së cilës i atribuohen përgjimet, nuk ka kapacitete të tilla dhe se policia nuk ka patur, nuk ka dhe nuk mund të ketë pajisje për përgjim. Tahiri ka sqaruar se pajisja e sjellë nga misioni “Interforcë” dhe që mbetet në pronësi të këtij të fundit, është përdorur vetëm për trajnimin e policisë shqiptare dhe se shërben jo për përgjim por vetëm për të lokalizuar vendndodhjen e celularëve të personave që janë objekt i ndjekjes nga policia. Të njëjtën gjë kanë deklaruar edhe drejtues të tjerë të policisë.

Sqarimet nuk kanë mjaftuar dhe opozita ka vazhduar t’i bjerë fyellit të kërcënimit të interesave kombëtare nga një aparat përgjimi i futur ilegalisht në vend (duke vepruar si një mafie tha Lulzim Basha) nga policia dhe qeveria Rama. Këtij alarmi i është bashkangjitur edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, që është shprehur po ashtu i shqetësuar për kërcënimin e sigurisë kombëtare.

Pra, kemi dy opsione: pajisja e sjellë “Interforca” nuk ka kapacitete përgjuese dhe përdoret vetëm për trajnimin e policisë që të mund të bëhet më e aftë në ndjekjen e kriminelëve dhe terroristëve edhe nëpërmjet teknologjive më të avancuara të kohës dhe, si e tillë, përdorimi i saj nga policia i shërben interesit kombëtar për luftën kundër krimit të organizuar. Opsioni tjetër, i opozitës dhe Presidentit Nishani është se pajisja misterioze është përdorur për përgjime (Berisha ka nxjerrë në publik edhe një listë të të përgjuarve që një zot e di nga e ka marrë) duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare. Përplasja e këtyre opsioneve u pa edhe në seancën e djeshme dëgjimore në Kuvend, ku u prodhua një mishmash ku secili tha të vetën por publiku nuk e dëgjoi të vërtetën.

Në këto rrethana nuk mund të mos habitesh që pikërisht misioni “Interforcë” që është në rolin asnjanës, por edhe në atë të të akuzuarit nga opozita se ka thyer ligjet shqiptare duke vënë në përdorim në Shqipëri, pa lejen e prokurorisë sikundër e kërkon ligji shqiptar, një pajisje përgjimi, nuk po prononcohet për ta ndarë shapin nga sheqeri. Kur do të dalë dikush nga ky mision apo nga Ambasada Italiane t’i thotë publikut shqiptar si qëndron e vërteta duke davaritur misteret e panevojshme?

Ndërkaq duhet të shtojmë se burime që nuk duan të evidentohen, thanë për “Dita” se zhurma për përgjimet ka shkaktuar shqetësim në misionin “Interforcë” deri në atë shkallë sa është përfolur edhe ndërprerja e misionit dhe e bashkëpunimit. Po të ndodhte një gjë e tillë, është e qartë se do të ishte krejt në kundërshtim me interesin kombëtar të Shqipërisë që, në këtë rast, është lufta kundër krimit të organizuar por në interes të plotë të këtij të fundit. Prandaj, ka ardhur momenti të pyesim se kujt po i shërben ky skandal i ruajtjes apo cenimit të interesit kombëtar, shtetit shqiptar apo mafies së infiltruar në politikë?

Të njëjtat burime pohuan për gazetën “Dita” se misioni “Interforcë” mund të prononcohet së shpejti lidhur me të vërtetën për pajisjen misterioze dhe se ndërkohë, ai i ka ofruar të gjithë faktet dhe dokumentet Prokurorisë shqiptare. I thirrur në seancën dëgjimore kryeprokurori Lalla nuk shfaqi asnjë shenjë se kish dijeni për një informacion të tillë ndoshta sepse po bën hetime edhe përtej të vërtetës që ndryn misioni “Interforcë”.

Nuk e dimë ende si do të jetë e vërteta që posedon “Interforca”. Por ka një indicie që ajo nuk është në favor të akuzave për përgjime të ngritura nga Berisha, Basha dhe të mbështetura nga Nishani. Kjo indicie ka të bëjë me një status në facebook të postuar dje po nga Berisha. Në të ai bën të ditur, i informuar si përherë nga qytetari dixhital, se policia e paska marrë pajisjen misterioze duke fshirë prej saj programin e përgjimit. Të krijohet përshtypja që Berisha po e ndjen se momenti i të vërtetës për gënjeshtrën e “përgjimit” po afron. Në raste të tilla ai e kolateralizon gënjeshtrën e parë me një të dytë, me këtë të fshirjes së programeve të përgjimit. Gjithçka të kujton 21 janarin kur pasi ra gënjeshtra e parë për puçin, thikat me helm dhe çadrat pistoletë, Berisha nxori gënjeshtrën e dytë, atë të rikoshetës. Taktika është edhe në zakonin e tij për të akuzuar kundërshtarët për krimet a dredhitë që i ka bërë vetë. Ka përgjuar vetë opozitën dhe sot akuzon për përgjime qeverinë, ka fshirë serverat e Kryeministrisë në 21 janar ndaj akuzon qeverinë për fshirjen e programeve të përgjimit. Është taktika e mafiozit që për ta mbuluar një krim me mister të përjetshëm hedh në erë apo i vë flakën godinës ku ka ndodhur ai.

Por Berisha gabon në një gjë. Harron që në mes ka edhe një palë të tretë që është misioni “Interforcë”. Prandaj, “Interforca” nuk ka pse të largohet nga Shqipëria duke e bërë mafian dhe botën e krimit të fërkojë barkun. “Inteforca” duhet të thotë të vërtetën. Sepse, në fund të fundit, edhe misioni i saj në Shqipëri është në funksion të triumfit të drejtësisë mbi krimin. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse triumfon gënjeshtra! /Gazeta Dita



Ju sugjerojmë

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
Rajoni

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

8 Qershor, 2025 8:56 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Para
Armiqësia ndaj imigrantëve ka rrënjë të thella në psikologjinë njerëzore

Armiqësia ndaj imigrantëve ka rrënjë të thella në psikologjinë njerëzore

Skandali në Jetimore/E mitura:I tregova drejtoreshës përdhunimin, më rrahu

Skandali në Jetimore/E mitura:I tregova drejtoreshës përdhunimin, më rrahu

Ky është një fëmijë i rrallë!

Ky është një fëmijë i rrallë!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
8 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
8 Qershor, 2025

Ditën e Dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjashtaur vranësira të pakta kalimtare nga orët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com