Pas akuzave të opozitës, se policia është duke përdorur një pajisje përgjimi të paautorizuar, vjen reagimi i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Përmes një statusi në FB, Tahiri pohon se “fronti i së keqes ka shkuar përtej opozitës”, duke nënkuptuar në këtë mënyrë edhe SHISH-in , si institucioni që e ka nxjerrë këtë fakt dhe Prokurorinë, së cilës i është kërkuar të të nisë hetimet, për përgjimin e paligjshëm.
“Tanime Fronti i se keqes ka shkuar pertej opozites. Faleminderit SHQUPit qe ma kujton, pa kursyer dhe te dielen”, shkruan Tahiri në FB.