Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimi ‘i ha kokën’ Çakos, nën hetim dhe Saimir Tahiri

2016/06/07 at 12:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Video/ Tahiri: Policia e Shtetit po krijon një histori suksesi

Prokuroria po heton edhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri lidhur me pajisjen përgjuese që u fut në Shqipëri. Pasi ka pezulluar drejtorin e Policisë së Shtetit me vendim gjykate, prokuroria bën të ditur se zyrtarë të tjerë të lartë janë në hetim. Dhe pikërisht pas togfjalëshit “zyrtarë të lartë” fshihet Saimir Tahiri, thonë burimet nga prokuroria.


“Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet mbi këtë rast, për të provuar, ndër të tjera, edhe zyrtarë të tjerë të lartë që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë e dyshuar si të paligjshme të përgjimeve”, citojmë nga njoftimi.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ai akuzohet se një pajisje përgjimi është administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e Policisë së Shtetit.

Po me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi” me mbikqyrje elektronike për shtetasit Artion Duka, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) dheEntiol Xhelilaj, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Prokuroria e Tiranës, në kuadër të veprimeve hetimore të deritanishme, dyshon se këta persona, me veprime ose mosveprime, kanë lejuar aktivitet të kundërligjshëm përgjimi.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të provuar nëse, pas veprimeve të dyshuara si të kundërligjshme, ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka nisur hetimin kryesisht, në bazë të një materiali procedurial, sipas të cilit, Policia e Shtetit ka në dispozicion një pajisje përgjimi, “IMSI Catcher”.

Sipas informacionit, kjo pajisje ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.

Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal, në kuadër të cilave ka kryer një sërë veprimesh hetimore.

Deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, si vijon:

Shtetasi Haki Çako, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit.

Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla.

Nga të dhënat e deklaruara nga të dyshuarit, kjo pajisje ka aftësi, ndër të tjera, që të identifikojë numrat IMEI të telefonave, e cila është një procedurë që i nënshtrohet legjislacionit për interceptimin.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë seksioneve të praktikës është ndërhyrë disa herë në segmentin aparat fundor-antenë ligjore. Në hapësirën kohore të këtij veprimi, dyshohet se antena ligjore nuk regjistron aparatët fundore që tentojnë të lidhen me të.

Pra, dyshohet se aparatë celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e paligjshëm të pajisjes “IMSI Catcher”.

I dyshuari Çako, ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues ndaj faktit që kjo pajisje mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme. Por disa të dhëna hetimore, kanë krijuar dyshimin te Prokuroria e Tiranës se ky shtetas ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në bazë të Marrëveshjes së vitit 2007 për mbështetjen teknike të Policisë Shqiptare nga ana e INTERFORZE-s italiane, u takon autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin veprimet në përputhje me ligjin, siç janë hyrja e rregullt e pajisjeve të tilla në Republikën e Shqipërisë.

Në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shtetasi Çako rezulton që nuk ka marrë asnjë masë për të rregulluar hyrjen e pajisjes në territorin e Shqipërisë dhe, për më tepër, rezulton që ai nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor që aplikohet në këto raste.

Po ashtu, shtetasi Çako ka deklaruar se pajisja “IMSI Catcher” është administruar gjatë të gjithë kohës nga ekspertët italianë. Ndërkohë, rezulton që në të paktën dy raste, mjeti ku gjendej pajisja, ka lëvizuar nga specialisti i F.O, Ention Xhelilaj.

Gjithashtu, në dt. 13.05.2016, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër për sekuestrimin e pajisjes, e cila dyshohej se ishte në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës kanë hyrë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 13.05.2016, midis orës 11.45 dhe 12.00.

Në këto ambjente nuk gjendej shtetasi Haki Çako dhe oficerët kanë vijuar të prisnin ardhjen e tij. Në orën 12.10 nga këqyrja e librit të hyrje-daljeve në ambjentet e F.P.O. automjeti që mbarte paisjen ka dalë nga këto ambjente në drejtimin e shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj, pra rreth 10 minuta pasi O.P.Gj-të ishin paraqitur në D.P.Policisë me vendimin për sekuestrimin e  kësaj paisje.

Nga krahasimi i periudhës para datës 12.05.2016 dhe pas kësaj date, Prokuroria dyshon se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjestarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore, pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambjenteve të F.P.O. dhe pas kësaj date ka dalë për të mos u kthyer më.

Ka dyshime që hapsira kohore prej gjysëm ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit.

Shtetasi Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Fakti që mjeti, së bashku me pajisjen “IMSI Catcher” ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi titullarin e Forcës.

Po ashtu, ky shtetas ka deklaruar se pajisja, në përfundim të çdo seance trajnimi, lëvizte së bashku me ekspertët italianë. Ky deklarim rezulton i rremë, pasi, siç shkruhet nga libri i hyrje-daljeve, mjeti me pajisjen ka qëndruar thuajse gjatë të gjithë kohës së trajnimit në ambjentet e Forcës Operacionale.

Pika e fundit e shkeljeve të dyshuara se janë kryer nga shtetasi Artion Duka është edhe me e rëndësishmja. Ky shtetas merr përsipër me përgjegjësinë e tij, pa kryer asnjë hulumutim të natyrës penale apo administrative, se gjatë veprimtarisë së përdorimit të aparatit IMSI CATCHER nuk është kryer asnjë veprim i jashtëligjshëm.

Ka dyshime të arsyeshme se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Kështu nga hetimi ka rezuluar se aparati konkret funksionon duke u klonuar si një antenë e rrjetit telefonik Mobile dhe duke marrë rolin e antenës ligjore. Antena e gënjeshtërt emeton një sinjal më të fortë se antena ligjore dhe kësisoj shkakton lidhjen e aparateve fundor nga antena ligjore te antena e gënjeshtërt. Kjo gjë bie ndesh me detyrimet e ligjit 9918 Neni 123/2.

Shtetasi Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim.

Veprimtaria e tij nuk është rregulluar ligjërisht nga eprorët e tij. Ai ka dijeni se në cilën pikë kufitare ka hyre automjeti, ku qëndronte ai gjatë kohës së trajnimit dhe jashtë kësaj kohe.

Ai është në dijeni të parametrave teknike të automjetit dhe çfarë ushtrimesh janë kryer në bazë. Ky shtetas nuk ka asnjë tagër ligjor që të ishte kaq afër dhe kaq në dijeni të fakteve.

Nga këqyrja e librit të hyrje-daljeve të mjeteve dhe personave në F.O, del qartë se ai ka hyrë e ka dalë me mjetin, të paktën dy herë, duke qenë në drejtim të tij. Ai ka hipur në automjet edhe ditën kur ka dalë vendimi i sekuestrimit për mjetin dhe pajisjen.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet mbi këtë rast, për të provuar, ndër të tjera, edhe zyrtarë të tjerë të lartë që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë e dyshuar si të paligjshme të përgjimeve.

 



Ju sugjerojmë

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
-U tha në Opinion

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

16 Qershor, 2025 11:20 pm
Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
-U tha në Opinion

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

16 Qershor, 2025 11:07 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
-U tha në Opinion

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

16 Qershor, 2025 10:57 pm
Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
Bota

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 10:25 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025 10:12 pm
Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
Politikë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

16 Qershor, 2025 9:55 pm
Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
Aktualitet

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

16 Qershor, 2025 9:09 pm
Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA
Bota

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

16 Qershor, 2025 9:00 pm
Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës
Rajoni

Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës

16 Qershor, 2025 8:48 pm
Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar
Aktualitet

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar

16 Qershor, 2025 8:37 pm
Para
Martohet Hyrremi…

Martohet Hyrremi...

Video/ Bllofi i Tahirit, ja çfarë tha ministri në Opinion për përgjimin

Video/ Bllofi i Tahirit, ja çfarë tha ministri në Opinion për përgjimin

Rita Ora bën paqe me Jay-Z, ja marrëveshja e arritur

Rita Ora bën paqe me Jay-Z, ja marrëveshja e arritur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
16 Qershor, 2025

Lindja e Mesme është rindezur nga një tjetër konflikt pas sulmeve izraelite kundrejt Iranit. Izraeli ka deklaruar disa sulme në...

Lexo më shumë

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
16 Qershor, 2025

Analisti Redi Shehu shprehet se në luftën më të re që ka shpërthyer prej katër ditësh, Izraeli është rreziku më i madh,...

Lexo më shumë

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
16 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, në Tv Klan po diskutohet lidhur me përplasjet në Lindjen e Mesme, mes  Izraelit...

Lexo më shumë

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
16 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i ka përjashtuar planet për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com