Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ Kush është Pirro Çapi? Roli i tij në trafikun e drogës

2025/05/23 at 11:36 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
SPAK çon për gjykim djalin e një anëtari të ISIS, i dërgonte para të atit në Siri

Në dosjen e SPAK, me 29 masat arrest me burg për megaoperacion ‘Ura’, sqarohet përmes disa përgjimeve roli i një personazhi të quajtur, Pirro (Spiro) Çapi. Prokuroria e Posaçme thotë se ai del si organizatori i trafikut të heroinës nga Turqia për në Itali, përmes Shqipërisë.


Për të vërtetuar këtë rol SPAK jep përgjime, jo vetëm të skyecc por edhe ato ambientale nga autoritetet italiane.  Bisedat e tij me Ervis Detin (Visi) dhe Gertin Aliun janë interesante;

PJESË NGA DOSJA

Më datë 12.05.2022, Visi merr një telefonatë nga numri celularë 0684409148, në përdorim të shtetasit Pirro Çapi (alias Spiro). Bëhet fjalë për të njëjtën periudhë, pra kur Visi ndodhej në Itali ku ka diskutuar dhe me Gertin me anë të bisedave telefonike. Për këtë fakt ngrihen dyshime se Pirro Çapi (Spiro) mund të shërbejë në rolin e organizatorit, financuesit dhe koordinatorit mes lidhjeve të tij në funskion të transportit, magazinimit dhe shkëmbimit të lëndëve narkotike në Turqi-Shqipëri-Itali. Transporti dyshohet se kryhet në rrugë tokësore në linjën Turqi-Kosovë-Shqipëri nëpërmjet kamionëve që Spiro ka në pronësi. Ai zotëron dy kamionë me targë AB963EF dhe AB465EH. Me mbërritjen e lëndës narkotike të llojit “heroinë” në Shqipëri, ato ngarkohen në kamiona, të cilave i bëhen vende të posaçme me qëllim fshehjen e lendës narkotike dhe më pas imbarkohen në traget në Portin e Durrësit me destinacion Italinë. Për shfrytëzimin e këtyre dy kamioneve dyshohet se përdor një ndër bashkëpuntorët e tij, shtetasin Arian Tola (alias Lani). (Për këtë fakt është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).

Në bisedën telefonike me Visin, Spiro prezantohet si shoku i Gesit. Visi e njeh personin me cilin po flet dhe i përgjigjet qe jam knej jasht (në Itali). Spiro e pyet Visin se kur do kthehesh, ndërsa Visi I përgjigjet “nga java tjeter…..nëqoftese te duhem une, ke plakun në shpi”. Spiro I thotë me pas Visit “po më duhesh”.

Më konkretisht është përgjuar biseda telefonike e datës 12.05.2022, ora 13:06, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

…566 (Visi)

148 (Spiro)

566- alo… 148- ku je, ku je?…566 alo… 148 o shoko ku je re?…566 kush je me se ssss… 148-shoku Gesit jam…566-o he vlla, ca je tu bo ti, un jam knej jasht…148 – ne gjum i qive ropt e?…566-jo tashi sa u ulem, ca bo ti?…148 – kur do vish?…566 – po nga java tjeter vi…148 ehe…566 te duhem un?…148 po po…566 po ke plakun atje ne shpi…148 po c’ti bej plakun un?…566 po neqoftese do te duhet them un, shko te plaku… 148-po te plaku re?…566-po… 148 ma co numrin i her?…566 – po re ta coj un

148-hajd

Bisedë me interes, midis Visit dhe Spiros, e përgjuar më datë 24.05.2022, ora 11:16, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

….566 (Visi)

….148 (Spiro)

566- he bosi…355684409148 (Spiro) 148- ku je e burr?…566 po iki i cik te ai shoku jot…148 po iku ai, iku, se me ate isha une…566-eh…148 eh, iku deri ne spital, per ja gjys ore shko ke ai, trecerek ore. Ku je tashi?…566 une sa po dal nga parkexhi, ktu ke Xhixhi…148 – te pres ktu ke shpia ime une?…566 po re…148 – ktu ke rrethi…566 – erdha direkt, hajd…148-hajd

Bisedë me interes midis Visit dhe Spiros e përgjuar më datë 26.05.2022, ora 13:42, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

148 (Spiro) – he me te doli rakia?…566 (Visi) – doli rakia, ti rash shpar po ishe i zonem…148 – (qesh) ca po bon?…566 – hic e mire, ca bon ti?… 148 – hic e knej, po ik vazhdo ti e vlla se ti jap une se po haj i cap buk, pa merak…566 po han buk? eee mire…148 ee po haj i cap buke edhe……..vazhdo punen ti, c’ke ti…566 okei, hajd…148 mir e?…566 hajd…148-per 700 me tha, kaq dal une per zot, per tjerat se di…566 – si?…148 – per 700 te dal une per zot them…566 eh okei…148 – ne vazhdim shife vet…566 – hajd ciao.

Roli i shtetasit Pirro Çapi (Spiro), si person i përfshirë në këtë rrjet kriminal, ashtu si në rastin e Gesit, rezulton në ambientalet e përgjuara nga partnerët Italianë në automjetin e Genci Telollari, ku ky i fundit po zhvillonte një bisedë me Gertin Aliu. Për Spiron flitet që është bërë ortak dhe lendën narkotike e gjen në Turqi. Fragment nga ambientali i datës 01.06.2022:

Gerti……. tha që kanë ardhë në shtëpine time. Kontroll në shtëpi… Genci: si ka mundësi që ai është kthyer në Shqipëri?…Gerti: ai u kthye sepse ishte pa dokumenta. Nuk kishte dokumenta…Genci: e di…Gerti: si?…Genci: maskarenjt, kane filluar me rënë në sy. Shkojnë dhe pyesin a don, a don, a don…..edhe te Masimo…….Gerti: ah… Gesi?…Genci: jo, kta…..don, don……Gerti: e kanë marrë, është bërë ortak….kta kanë blerë në Turqi, i ka marrë ky Spiro. Ky Spiro i p…. motrën… Genci: jo…..flasin budalliqe… Gerti: jo, e di unë… Genci: Gerti kaq shtrenjt……me 20… Gerti: po kta nuk janë të parët….ky Gesi tregon hordhiqet… Genci: pikërisht… Gerti: une e kuptoj o Genci…Genci: pastaj Gesi të çan k** se kërkon lekët, lekët…….

Për sa më sipër, kuptohet qartë lidhja midis Gertit(Gertin Aliu)-Gesit(Orges Molla)-Visit (Ervis Deti)-Spiros (Spiro Capi), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mundësojnë lëndën narkotike nga Turqia duke e sjellë në Shqipëri dhe më pas e dërgojnë në Itali nëpërmjet korrierëve të ndryshëm. Në shtetin fqinj janë persona të tjerë të cilët e presin dhe më pas e shpërndajnë. Nga analiza e mësipërme, dyshohet se janë pikërisht Gerti dhe Visi ato te cilët merren me dërgimin e lëndës narkotike në Itali dhe më pas shpërndarjen, ndërsa Gesi dhe Spiro kanë rolin e personave të cilët gjejnë dhe garantojnë lëndën narkotike (të llojit heroinë), kryesisht duke e sjellë atë nga Turqia.

Duke ju referuar rendit kronologjik të ngjarjeve na rezulton po ashtu se më datë 05.06.2022. Spiro bashkë me Arjan Tola kanë bërë një udhëtim një ditor nga Shqipëria në drejtim të Turqisë. Ky fakt konfirmohet nga këqyrja e të dhënave hyrje-dalje në sistemin TIMS si dhe nga bisedat telefonike që personat në fjalë kanë kryer me familjarët e tyre. Po ashtu, nga këqyrja e sistemit Tims rezulton një udhëtim tjëtër i kryer nga Spiro dhe Lani me destinacion Turqinë. Ato kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë më datë 27.07.2022, me linjën ajrore “Pegasus-Stamboll 769-770” dhe janë kthyer në Shqipëri më datë 30.07.2022, ora 00:50.

Për të dokumentuar lidhjet midis Visit-Spiros-Gesit dhe personave të tjerë të përfshirë, nga janë mbajtur në përgjim telefonik numrat celularë që I korrespondojnë shtetasve të lartpërmendur. Visi pasi kthehet nga Italia, më datë 10.06.2022, kontakton Spiron dhe Gesin, ku gjatë bisedave që ato kryejnë rezulton të jenë takuar me njëri-tjetrin.

Më datë 12.06.2022, ora 22:58, Gesi mer në telefon Visin dhe I thotë hajde te shpia meri pjesë pjesë (lekët): “214 (Gesi)-O Viso….566(Visi)-he bosi….214-a do vish ti morësh pjesë pjesë?….566-te vi ti mor?…..214-hajd……”.



Ju sugjerojmë

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
Kronikë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

28 Shtator, 2025 5:46 pm
REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Aktualitet

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 Shtator, 2025 4:36 pm
E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
Bota

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

28 Shtator, 2025 3:42 pm
Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
Bota

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

28 Shtator, 2025 2:46 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Politikë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

28 Shtator, 2025 2:40 pm
Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën
Kronikë

Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën

28 Shtator, 2025 2:13 pm
“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri
Aktualitet

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri

28 Shtator, 2025 1:41 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Plagosja në Kombinat, arrestohet edhe i plagosuri për dhunë ndaj bashkëshortes

28 Shtator, 2025 1:37 pm
Para
Kosovë/ Dështon për të 20-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Dështon për të 20-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit

42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete

42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024

Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë
















TE FUNDIT

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
28 Shtator, 2025

Më shumë dronë janë detektuar mbi objekte ushtarake daneze gjatë natës, tha Ushtria e Danimarkës të dielën. Kjo është dita e...

Lexo më shumë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
28 Shtator, 2025

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle në 22 shtator, pasi janë kapur duke transportuar 16 kilogramë kokainë në Castelldefels,...

Lexo më shumë

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
28 Shtator, 2025

Kur flitet për suksesin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përmenden dy shtylla kryesore: reformat e brendshme që kanë...

Lexo më shumë

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
28 Shtator, 2025

Policia financiare e Italisë ka zbuluar fabrikën më të madhe të paligjshme të cigareve në historinë e vendit. Sipas Guardia di Finanza,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com