“Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi. Shporrja e tij dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar”.
Është ky reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për 10 përgjmet e reja të publikuara nga Bild.
Këtë të mërkurë Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 10 audio-përgjime të reja të dosjes “184” të zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër në vitin 2016.
Në këto audio-përgjime dalin emrat e ish-ministrit Damian Gjiknuri, ish-ministrit Saimir Tahiri, deputetit Ulsi Manja, deputetit Xhemal Qefalia, ish-shefit të komisariatit Dibër Robert Aga, Ymer Lalës, përgjegjësi i OSHEE në Dibër Bekim Krashi dhe disa personave të tjerë./ Opinion.al