Sport

Douglas Costa largohet nga Juventus? Çfarë ka vendosur braziliani


               Publikuar në : 22:41 - 19/06/19 |
Opi Nion

Douglas Costa, ishte në listën e atyre që duhet të largoheshin këtë verë, por emërimi i Maurizio Sarrit si trajneri i Juventusit, ka bërë që braziliani të ndryshojë mendim dhe ka vendosur të qendrojë në skuadër.

Costa iu bashkua Juventusit dy sezone më parë, por problemet me dëmtimet dhe shpesh herë zgjedhjet e Allegrit, bënë që të mos luante mjaftueshëm.

Por, për Maurizio Sarri,i cili luan shpesh luan me skemën 4-3-3, e shikon brazilianin si lojtarin ideal për të dy krahët e sulmit.

Douglas Costa është shprehu gjatë një interviste se e simpatizon Sarrin dhe se ka vendosur të qëndrojë te Juventusi.

“Kam edhe 3 vite kontratë te Juventusi dhe nuk kam ndërmend të largohem. Sarrin nuk e njoh personalisht, por e kam ndjekur kur ishte te Napoli dhe besoj se këtë vit do të bëjmë një sezon mjaft të mirë, duke prodhuar edhe lojë të bukur”, tha braziliani./ Opinion.al E.Xh.

Pas