Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet e reja/ Në skemën e prostitucionit edhe një police e gazetare

2019/12/30 at 9:25 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet dëshmia e “Zogut”: Vajzat vetëm i ndihmoja të shkonin në hotel

Një punonjëse policie me inicialet D.B dhe një gazetare me iniciale A.F, kanë qenë pjesë e grupit të vajzave që Hermes Nikaj koordinonte për takime me biznesmenë, duke i çuar në hotel me ta.

Përgjimet e reja hedhin dritë mbi disa episode të tjera, ku tregohet se me ndërmjetësimin e Hermes Nikaj, njohur ndryshe me pseudonimin “Zogu i Tiranës”, vajzat kanë përfunduar në hotele apo apartamente.

Në një rast del qartë se në 2 gusht 2018 ka përfunduar në hotel “Autostrada” një punonjëse policie, e cila është pikasur nga kolegët e saj, teksa ka hyrë në hotel me “Zogun e Tiranës” dhe pas 3 orë e 30 minuta, ka dalë nga hoteli me 5 meshkuj të moshave të ndryshme.

Dy raportet e vëzhgimit për punonjësen e policisë

Sipas një raporti vëzhgimi që mban datën 24 korrik 2019, të kryer nga agjentët e policisë së Tiranës, pjesë e vajzave të eskortës së “Zogut të Tiranës”, ishte dhe një punonjëse e policisë së kryeqytetit. Kjo punonjëse del që ka njohje me Hermes Nikaj dhe është takuar me këtë person në afërsi të prokurorisë së Tiranës, ku së bashku me ta ka qenë dhe një vajzë tjetër, që besohet të jetë F.Sula. Pasi kanë qëndruar dhe kanë biseduar, për disa çaste në një lokal pranë prokurorisë, punonjësja e policisë me inicialet D.B, ka dalë nga lokali dhe ka hyrë në një pallat 8 katësh, duke u futur në një apartament në katin e 5-të.

Prezencën e kësaj punonjëse policie në grupin e vajzave që koordinonte për prostitucion “Zogu i Tiranës”, e ka bërë të ditur para oficerëve gjyqësorë dhe njëra nga vajzat e arrestuara në hotel “Autostrada” me inicialet D.N. Ku mes emrave të vajzave të njohura, ndodhej dhe një punonjëse policie me inicialet D.B. dhe një gazetare me inicialet A.F.

Mirëpo nga një vëzhgim tjetër i datës 2 gusht 2019, agjentët e policisë kanë konstatuar se Hermes Nikaj ka dalë nga shtëpia dhe hipën në një automjet tip “Benz A Class”, ku drejtuese e mjetit ishte një vajzë. Nga ana e policisë ajo është identifikuar shumë shpejt, dhe kjo vajzë ishte punonjësja e policisë së Tiranës, me inicialet D.B.

Në orën 21:05, automjeti ku udhëtonin këta dy persona dhe që po ndiqej nga policia, hyn në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës dhe futet në ambientet e hotel “Autostrada”. Pasi parkuan automjetin, punonjësja e policisë dhe Hermes Nikaj, u futën brenda hotelit. Pasi kanë qëndruar 3 orë e 30 minuta në hotel, fiks në orën 01:20 agjentët e policisë kanë konstatuar se nga ambientet e brendshme të këtij hoteli kanë dalë Hermes Nikaj së bashku me punonjësen e policisë D.B. Bashkë me ta, kanë dalë njëherësh dhe 5 meshkuj të moshave të ndryshme që varionin nga 35 deri në 50 vjeç.

Të shtatë personat janë ndarë në dy makina dhe më pas u larguan në mesnatë në drejtim të një clubi nate. Të shtatë personat hyjnë club  dhe dalin në orën 02:40, duke u larguar me makina secili në banesën e vetë./ Opinion.al

(Përgjimet e plota i gjeni KËTU)

Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Opinion/ Ngjarja e Kavajës dhe policia!

Opinion Live-Një fundjavë shqiptare!

Dënohet shkencëtari kinez për shkelje të etikës të riprodhimit

Dënohet shkencëtari kinez për shkelje të etikës të riprodhimit

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 31 Dhjetor 2019

TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com