Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjigje për “baletmaestrot” e RTSH-së, Kombëtarja nuk është ari cirku që të luani si tju dojë qejfi

2016/09/01 at 9:54 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Përgjigje për “baletmaestrot” e RTSH-së, Kombëtarja nuk është ari cirku që të luani si tju dojë qejfi

FUTBOLL SHQIPERI MAROK - Granit Xhaka gjate nje dyluftimi me Karim El Ahmadi,ne ndeshjen miqesore te futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi - Marok e luajtur ne stadiumin e rikonstruktuar Loro Borici ne qytetin e Shkodres. /r/n/r/nFOOTBALL ALBANIA MOROCCO - Granit Xhaka fights for the ball with Karim El Ahmadi, in a friendly match between the national teams of football , Albania - Morocco played at reconstructed stadium Loro Borici in Shkodra .

Nga Dritan Laci


Mund të fillonte me një ndjesë të madhe publike. Mund të ishte zgjedhur edhe një shfajësim sa për sy e faqe. Ashtu siç kanë bërë kurdoherë. Por kurrsesi një përgjigje që nuk bën gjë tjetër vetëm se shënon një autogol të rëndë në portën e tyre.

Do të kishim pranuar po kështu ta mbyllnim skandalin e mbrëmshëm të Televizionit Publik Shqiptar sikur ky Televizion të ishte kaq dinjitoz sa ta pranonte që ajo që ndodhi me mostransmetimin e ndeshjes së Kombëtares ishte një gafë e pafalshme që nuk duhet të ndodhë më.

Por Jo! Nuk ka ndodhur kështu. Televizioni Publik Shqiptar jo vetëm që nuk ka bërë asnjërën prej këtyre, por ashtu si në kohën e Shokut Enver është përpjekur edhe njëherë që skandalin e mbrëmshëm të mostransmetimit të ndeshjes së Kombëtares dhe vendosjes në këtë fasho-orar të shfaqjes së një baleti t’ja faturojë sipas tyre disa mendjeve të telekomandura, që kuptohet lehtë se kush janë.

Me një gjuhë militanteske, eksponentë të TVSH-së së vitit 2016 zgjodhën sot të përdorin në deklaratat e tyre të tipit “hodha gurin, fsheha dorën” zbulimin e grupeve armiqësore që sipas tyre punojnë kundra Televizionit Publik Shqiptar. Në fakt një gjuhë e tillë, nuk do të meritonte asnjë përgjigje, sikur në këtë mes të mos ishte interesi publik.

Dhe pikërisht për interes të këtij publiku prej 7 milion syresh që ndjekin Televizionin Publik Shqiptar në rrugë tokësore dhe satelitore, në Shqipëri, Kosovë, Diasporë, gjithkund ku ka shqiptarë, duke e përfishirë edhe veten në mendjet e telekomanduara siç na ka kanë etiketuar nga sot drejtuesit e këtij institucioni publik mediatik, e ndjejmë për detyrë të japim përgjigjen e merituar disa shkalafitjeve që kanë pushtuar kokat e drejtuesve të TVSH-së.

1-Na quani të painformuar. Po ndihemi të painformuar sa kohë ju e mbytët në terr të vetmen kënaqësi që mund të kenë shqiptarët në këtë kohë, që është Kombëtarja e tyre.

2-Shqetësimin tonë e quani nga mendje të telekomanduara, Po është e vërtetë. Mendjet tona janë të telekomanduara nga interesi public që prevalon mbi meskinitetin e interesave të ngushta dhe të fshehta ku jeni zhytur.

3-E quani ndeshjen jozyrtare. Jo pa qëllim. Duhet të jeni të paditur që shkruani lapsuse të tillë në deklaratën tuaj. Çdo ndeshje e miratuar dhe në program nga FIFA në datat e saj është zyrtare, Ngatërroni konceptin ndeshje miqësore me ndeshje kualifikuese.

4-Thoni kjo ndeshje nuk i është ofruar RTSH-së. Çdo të thotë kjo ndjeshje nuk është i ofruar RTSH-së? Për kë ndeshje po flisni që nuk ju është ofruar: atë midis Mozambikut dhe Guinesë së Re apo Samoas dhe Ishujve Fixhi? Dhe kush nuk jua ka ofruar? A mund të jeni transparentë dhe të flisni pa dorashka se kush është kjo palë e tretë e cila ka interes tu mohojë shqiptarëve të shikojnë falas ndeshjen e Kombëtares së tyre? Dhe nëse nuk është u ofruar përse nuk e keni kërkuar?

5-Thoni që nuk keni përgjigje zyrtare. Thoni që keni çuar kërkesë. Te kush e keni dërguar kërkesën dhe kush nuk ua ka kthyer përgjigjen. A mund tua thoni taksapaguesve shqiptarëve se kush i mohon RTSH-së transmetimin e ndeshjes së Kombëtares?

6-Thoni se pavarërish çdo çmimi, RTSH siguron se do të blejë çdo të drejtë të çdo ndeshje të Kombëtares. Atëherë përse nuk e përmbushët këtë detyrim në ndeshjen me Marokun? Dhe kush i siguron shqiptarët se ndeshjen me Italinë dhe Spanjën, ky televizion do t’u mundësojë shikimin falas të Kombëtares. Kur RTSH “nuk blen” dot ndeshjen me Marokun atëherë si do blejë të drejtat televizive të ndeshjeve me Italinë dhe Spanjën që kushtojnë ku e ku më shtrenjtë.

8-Ç’doni të thoni se pavarësish çdo çmimi, RTSH do të blejë çdo të drejtë të çdo ndeshje të Kombëtares, por kur kjo bëhet në rrugë zyrtare dhe ligjore, me procedura të rregullta tenderimi…Dhe më tej vazhdoni: ju sigurojmë që nuk jemi dhe nuk do të bëhemi pjesë pazareve të tavolinave që bëhen nga sekserë të ndryshëm. Kush janë këta sekserë që kanë vjedhur kënaqësinë e taksapaguesve shqiptarë për të parë Kombëtaren e tyre? Nëse po bëhet një shkelje ligji në kurriz të RTSH përse nuk keni shkuar në Prokurori dhe ti denonconi këta sekserë. Apo mos vallë jeni edhe vetë të përfshirë në këtë megaskandal, të pagjindshëm në sojin e vet jo në Europë por besoj as në vendet më të humbura të Afrikës.

9-Ju thoni që kjo kompani, por nuk thoni kush është kjo kompani, pa patur asnjë masë detyruese nga FSHF-ja (për ta transmetuar të paktën në një kanal pa pagesë Kombëtaren), as nuk shpall tender të drejtash televizive dhe as nuk e konsideron fare kërkesën e RTSH-së. Po ç’është kjo kompani që paska të drejta absolute mbi Kombëtaren dhe që ju qenkeni kaq të pafuqishëm sa të mos ja shkulni veshin? Në mos e bëfshi ju këtë punë ka disa organe të tjera ligjzbatuese ku mund ta kishit paraqitur ankesën tuaj. Gjë që prapë se keni bërë, duke u kthyer në fajtorët e mëdhenj të mbrëmjes së djeshme.

10-Dhe e fundit. Sepse RTSH përmend një sërë suksesesh që ka arritur në transmetimet sportive brenda dhe jashtë vendit. Por nuk përmend këtu skandalin me Kampionatin Europian të Futbollit, ku doli dhe u tha shqiptarëve shkoni dhe dëgjojeni Kombëtaren në radio. Kur jeni kaq të prekur nga lumi i komenteve të mendjeve të painformuara dhe të telekomanduara, përse nuk e përmendni këtë skandal në deklaratën tuaj? Po këtu kush ju ndaloi të blini të drejtat televizive? UEFA!!!

Edhe sa kohë do ju durojnë taksapaguesit shqiptarë nga këto bëmat dhe gënjeshtrat e pafundme që stisni sa herë doni tu hidhni sy. Të paktën kini mirësinë ti jepni një përgjigje të vërtetë kësaj pyetje. Shqiptarët e sotëm dinë ta dallojnë shumë mirë kur Kombëtaren ua shet për Balet dhe kur Baletin si sportin më të ri të mashtrimit. Ndaj të gjithë ai lumë komentesh që me të drejtë u kthye mbrëmë kundër RTSH-së mos e quani si një lumë të telekomanduar dhe të painformuar, por si qytetarë që kanë të gjithë të drejtën e tyre të shikojnë Kombëtaren sepse janë ata që me paratë e tyre paguajnë çdo vit rrogat tuaja për ta mirëmenaxhuar pasurinë e Televizionit Publik Shqiptar dhe jo për të bërë deklarata ku i nxirrni si grupe puçiste që ju duan të keqen. Kombëtarja nuk është Arusha Mira e Cirkut. Që ju mund ti hidhni një top dhe ta sillni vërdallë nëpër arenë. Po kështu as shqiptarët nuk janë spektaktorët e Cirkut në Fshat. Ndaj mos luani me dinjitetin e tyre dhe të Kombëtares. Po kështu as me TVSH-në që në themel të krijimit të saj është pasuri e shqiptarëve.

Etiketa: kombetarja


Ju sugjerojmë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
Para
Arlind Ajeti dhe Thomas Strakosha dy Jo-të e orës së fundit të merkatos italiane

Arlind Ajeti dhe Thomas Strakosha dy Jo-të e orës së fundit të merkatos italiane

Koreja e Veriut thyen heshtjen: Armët bërthamore do ti përdorim për…

U zhduk më 2004, studenti amerikan peng i Kim Jong Un që t’i mësojë anglisht!

Vjedhje në 60 sekonda, ja si Totenham i vodhi Sisokon skuadrës së Evertonit

Vjedhje në 60 sekonda, ja si Totenham i vodhi Sisokon skuadrës së Evertonit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
14 Korrik, 2026

“Është një super e martë për zgjerimin”, tha Marta Kos duke vlerësuar punën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Kos...

Lexo më shumë

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
14 Korrik, 2026

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë, si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja, për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin,...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
14 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Mollas pranë fshatit Selvijas, ku për pasojë kanë humbur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}