Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim ish-presidentin Bamir Topi. Takimi që u zhvillua në presidencë ka zgjatur rreth 40 minuta. Në përfundim, ish-presidenti Topi deklaroi se biseda ka patur në fokus krizën institucionale.
“Unë respektova vendimin e Metës për takim. Folëm për Gjykatën Kushtetuese dhe krizën institucionale në vend. Ne mund të japim mendime për zgjidhja nuk vjen nga aktorët e jashtëm. Kjo është përplasja më e pa precdentë. Kjo është përplasja më e pa precedentë.”, tha Bamir Topi.
I pyetur nëse do të kishte shpërndarë Parlamentin nëse do të ishte President, Topi u përgjigj se situata në të cilën ndodhet vendi nuk përputhet me rrethanat e parashikuara në Kushtetutë për shpërndarjen e Parlamentit.
“Unë besoj që nuk është në vullnetin e cilitdo individ sepse në Kushtetutë është e cilësuar, pra janë 3 raste kur parlamenti shpërndahet, kur nuk formohet dot mazhoranca qeverisëse dhe në dy rrethana të tjera që nuk kanë të bëjnë me situatën ku ndodhemi sot” shtoi Topi. /Opinion.al