Aktualitet

Përfundon mbledhja në PD, Bardhi: Vetëm 5 kryetarë raportuan shqetësim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:23 - 17/11/21 |
el ida

Ka përfunduar pas thuajse 5 orësh mbledhja e kryetarit të PArtisë Demokratike Lulzim Basha me drejtuesit e degëve lokale të kësaj partie. Kujtojmë se kjo mbledhje vjen pak ditë pas marrjes së vendimit për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor, ndërkohë që përmes 4200 firmave mbledhjen e kuvendit e ka njoftuar më 11 Dhjetor themeluesi i PD-së Sali Berisha.

Në fjalën e tij në përfundim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi tha:

“Patëm një diskutim të gjatë, por shumë të mirë me kolegjin e kryetarëve të PD, që përbëhet nga 71 kryetarët e degëve të partisë, mbi organizimin e kuvendit kombëtar në datën 18 Dhjetor ora 11;00 në Pallatin e Kongreseve. Dua të ndaj me ju frymën e lartë të bashkëpunimit që përcolli secili prej kryetarëve të degëve. Me përjashtim të 5 kryetarëve të 5 degëve që raportuan për një shqetësim në degët që drejtonin, e gjithë pjesa e kryetarëve në mbledhje konfirmuan frymën e bashkimit që përcjell kuvendi kombëtar i PD i 18 Dhjetorit 2021. Dua të ftoj çdo anëtar të mos shqetësohet nga lajmet e rreme se ky kuvend do të jetë kuvendi i përjashtimit të demokratëve që mendojnë ndryshe apo demokratëve që do të marrin pjesë në mitingun e thirrur nga Berisha më 11 Dhjetor. 18 Dhjetori është për t’i bërë demokratët bashkë. Frymën e përçarjes e ka përcjellë vetëm zoti Berisha me qëndrimet e tij kundër rregullave tona, që përbajnë statutin e PD. Kam apel për secilin prej kolegëve që flet për përjashtim, që të mos i fryjë zjarrit të përçarjes”. Bardhi bëri të ditur se 5 kryetarët që kanë shfaqur kundërshti dhe mospranim të kuvendit më 18 Dhjetor, kanë qenë: Kryetari i degës së Vlorës, Devollit, Fushë Krujës, Paskuqanit dhe Kryetari i Degës nr.1 në Tiranë./Opinion.al

 

 

Pas