Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS, të thirrur nga Edi Rama. Pas përfundimit të mbledhjes Peleshi, në një deklaratë për mediat, theksoi se e vetmja rrugë për partinë e tij janë strategjitë, ndërsa ‘thumboi’ LSI se përdor taktika.
Sipas Peleshit, PS në koalicion ka një qasje strategjike dhe jo taktike, por ai tha se nga ana tjetër e mirëkuptojnë aleatin e tyre, qe sipas tij kanë një qasja taktike.
“Po përgatitemi për sfidën e radhës, për zgjedhjet që do e çojnë PS në mandatin e dyte. Kemi shumë të nevojshme që përmes strukturës tonë të përçojmë një mesazh të bashkëpunimit të padeformuar të sistemit të qeverisjes, në çdo fshat, në çdo grup. Kjo mbledhje kryesie ishte një mbledhje e zakonshme që i shkon për shtat partisë tonë. Edhe në emër të Kryesisë mund të rikonfirmojë se ne kemi vetëm një qasje në koalicion, strategjike dhe jo taktike. Kjo nuk ndryshon koalicionin, këtë ta dëgjojë populli dhe aleatët tona. Strategjitë tona në ritmin e reformave, që nuk janë të thjeshta dhe s’kanë lidhje me taktikat.”, tha Peleshi.