Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS, e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Mësohet se në këtë mbledhje është vendosur data e mbledhjes së Asamblesë në të cilat do të miratohen vendimet e marra në Kongres.
Kryesia e Partisë Socialiste vendosi që të mbledhë Asamblenë në datën 7 maj. Ndërkohë në mbledhje është diskutuar edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.