Është përfshirë nga zjarri një magazinë në fshatin Drenovë të Korçës.
Nuk dihen ende shkaqet e flakëve, por mësohet se ka dhe banesa përreth vendit ku ka rënë zjarri.
Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa ndodhet edhe Policia për zbardhjen e rrethanave.