Një banesë është përshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme fshatin Kolonjë, në Gjirokastër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Policia raporton se nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.