Një fabrikë në Xhafzotaj të Durrësit është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte.
Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po përpiqet të mbajë nën kontroll flakët e të shuajë zjarrin.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Mësohet se shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një rrjedhje gazi.