Një banesë në Malësi të Madhe është përfshirë nga flakët dhe si pasojë është lënduar një 61-vjeçare.
Uniformat blu njoftojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 10:20 në fshatin Omaraj.
“Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. M., 61 vjeçe, në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe. Nga flakët është dëmtuar kjo shtetase dhe si pasojë po merr asistencë mjekësore në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e ngjarjes./Opinion.al