Aktualitet

Përfshihet nga flakët shtëpia, ndërron jetë i moshuari në Sarandë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 22/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Sarandë. Një 90-vjeçar ka humbur jetën pasi në banesën ku jetonte i moshuari ka rënë zjarr. Policia në një njoftim për mediat sqaron se zjarri ka rënë rreth orës 08:40, në fshatin Krane, ndërsa Th. Ç., 90 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

“Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia./Opinion.al

 

 

Pas