Kryesore

Përballja me Francën, detajet: Ceremonia e inaugurimit të stadiumit dhe…


               Publikuar në : 11:21 - 17/11/19 |
Geljano Fataj

Asnjë minutë qetësi për gjithë organizatorët që janë marrë me përgatitjet për përurimin e stadiumit të ri “Air Albania”, mbrëmjen e kësaj të diele, në përballjen kundër Francës.

Një ceremoni madhështore është menduar përpara nisjes së ndeshjes eliminatore, ku janë afruar artistë me emër për ta bërë këtë natë të paharrueshme.

Mësohet se do të ketë një koncert përpara nisjes së ndeshjes dhe një spektakël disa minutësh me dritat.

Në krye të gjithë këtij organizmi do të jetë kantautori Ardit Gjebrea, ndërsa mes emrave që do të performojnë zbulohen Flori Mumajesi dhe Era Istrefi, si dhe një grup balerinash.

Ndërkohë në aspektin sportiv, nuk ka asnjë dyshim për sa i përket rreshtimit, skema mbetet e njëjtë 3-5-2 ku Gjimshiti dhe Dermaku e kanë të sigurt një fanellë titullari ndërsa në balotazh për vendin tjetër të prapavijës janë Ismajli dhe Veseli.

Në mesfushë, Bare dhe Gjasula janë dy realitete të paprekshme, titullarë fiks, ndërsa Memushaj pritet të kompletoj digën kuqezi.
Në krahë nga minuta e parë rikthehet Hysaj në të djathtë ndërsa Lenjani në të majtë. Ashtu si në sfidën përballë Andorrës, dyshja e sulmit pritet të formohet nga Balaj dhe Rei Manaj.

Ndërsa për gjithë shqiptarët kjo përballje është nj ditë feste, situata nuk duket e njëjtë nga tifozët francezë. Sipas të dhënave tifozët francezë kanë braktisur kombëtaren e tyre dhe regjistrimi për bileta ka qenë jashtëzqkonisht i ulët.

Rregullat që vlejnë për tifozët:

-Do kontrollohet karta e identitetit dhe bileta. Gjithashtu do të ketë kontroll fizik të tifozëve;

-Nuk lejohen të futen në stadium tifozë me jelekë të paloguar;

-Nuk do të lejohen tifozët që mbajnë çanta shpine, çadra, çakmakë, aparate fotografikë apo kamera, e gjithashtu fara luledielli.

-Uji dhe pijet e tjera nuk do të lejohen të futen nga jashtë stadiumit, pasi tifozët kanë mundësinë t’i blejnë në tribunat përkatëse, ku do të ketë shërbim katering.

-Mjete piroteknike si flakadanë, fishekzjarrë, kapsolla apo tymuese janë rreptësisht të ndaluara.

-Tifozëve u ndalohen edhe vuvuzelat, boritë, bilbilat dhe lazerat.

-Flamujt dhe simbole të tjera kombëtare do të lejohen vetëm me shkopinj plastikë.

-Janë rreptësisht të ndaluara banderolat me përmbajtje politike. / Opinion.al

Pas