12 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik, që ndodhi në Kroaci.
Reuters raporton se 18 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa mësohet se ata janë të gjithë shtetas polakë që shkonin për pelegrinazh në Medjugorje, në Bosnjë jugore.
Autobusi me të cilin udhëtonin, rrëshkiti dhe doli nga rruga duke rënë në një kanal pranë Vrazhdinit në Kroacinë Perëndimore, ndërsa ka dyshime se shoferin mund ta ketë zënë gjumi.
“Të gjitha viktimat janë shtetas polakë, në këtë pikë mund ta konfirmojmë këtë”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme polake për transmetuesin privat polak TVN24. Autobusi ka targa të Varshavës.
“Ishte e tmerrshme, si një film horror. Morëm një telefonatë në rreth orës 5:50 të mëngjesit. Po nxirrnim të vdekurit, ishin më shumë se 10. Autobusi ra në kanal dhe e gjithë pjesa e përparme ishte e dëmtuar. Autobusi dukej sikur ishte përplasur me një mur”, tha shefi I zjarrfikësve që u përball me skenën e rëndë./Opinion.al