Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për herë të parë një ish-president amerikan në bankën e të akuzuarve, gjyqi penal ndaj Trumpit nis muajin e ardhshëm

2024/02/15 at 5:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Për herë të parë një ish-president amerikan në bankën e të akuzuarve, gjyqi penal ndaj Trumpit nis muajin e ardhshëm

Një gjykatëse në Nju Jork e ka refuzuar të enjten kërkesën e Donald Trumpit për ta hedhur poshtë aktakuzën kundër tij në lidhje me pagimin e një ylli të pornografisë për të heshtur, duke i hapur rrugën gjykimit penal të një ish-presidenti amerikan për herë të parë në histori.

Gjykatësja Juan Merchan e caktoi 25 marsin si datë për fillimin e rastit – i cili është njëri nga katër rastet penale me të cilat po përballet Trumpi, në një kohë kur ai është duke luftuar për t’u nominuar kandidat për president nga republikanët për ta sfiduar presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Trump, 77 vjeç, i kishte kërkuar Merchanit ta hidhte poshtë aktakuzën 34-faqeshe, ku ai akuzohet se i kishte falsifikuar regjistrat e biznesit për ta mbuluar një pagesë 130.000 dollarë që ia kishte bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, para zgjedhjeve të vitit 2016.

Por, Merchanit iu deshën më pak se 10 minuta për ta hedhur poshtë kërkesën e tij dhe për ta konfirmuar 25 marsin si datë të fillimit të gjyqit ndaj tij.

Pas seancës dëgjimore, Trumpi i përsëriti pretendimet se ky rast është i motivuar politikisht.

“Ata nuk do ta kishin sjellë këtë rast përveç faktit se unë jam duke garuar për president dhe po kam sukses”, tha Trump në korridorin e gjykatës.

Aktakuza ka të bëjë me dyshimet që rrodhën nga pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për t’i heshtur pretendimet e Stormy Daniels se Trump kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore me të.

Trumpi i ka mohuar akuzat. Akuzat janë të lidhura me një seri çeqesh që i janë shkruar avokatit të tij, Michael Cohen, për ta rimbursuar atë për rolin e tij në komunikimet me yllin e pornografisë Daniels.

Daniels pretendont se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trumpin në vitin 2006, jo shumë pasi Melania Trump lindi djalin e tyre, Barronin.

Këto pagesa u regjistruan në dokumente të ndryshme të brendshme të kompanisë dhe prokurorët e kanë akuzuar Trumpin për falsifikim të regjistrave biznesore.

Ky gjykim do të nisë para tri rasteve të tjera penale me të cilat përballet Trumpi.

Ndaj Trumpit janë ngritur edhe tri aktakuza, në të cilat ai akuzohet në Xhorxhia dhe Uashington se u përpoq ta zhbënte humbjen në zgjedhjet e vitit 2020. Në Florida për mbajtjen e jashtëligjshme të dokumenteve të klasifikuara. /REL

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Takimi me Ramën, Blinken nënshkruan 2 memorandume me Shqipërinë

Takimi me Ramën, Blinken nënshkruan 2 memorandume me Shqipërinë

Rama batuta me Blinken: Zgjodhët ushqimin gjerman, jo dhe aq të shijshëm, por ne e bëmë tonën

Rama batuta me Blinken: Zgjodhët ushqimin gjerman, jo dhe aq të shijshëm, por ne e bëmë tonën

“Dialogu Prishtinë-Beograd duhet të vijojë”, Rama pas takimit me Blinken: Pa SHBA nuk do kishte Kosovë të pavarur

"Dialogu Prishtinë-Beograd duhet të vijojë", Rama pas takimit me Blinken: Pa SHBA nuk do kishte Kosovë të pavarur

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com