Emiljano Shullazi po merret në pyetje nga drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dhe tre oficerë të policisë. Ai është shoqëruar, por nuk është arrestuar, saktëson gazetari i AbcNews. Sakaq mësohet se 15 persona, shokë të tij janë jashtë ambienteve të drejtorisë në pritje të daljes së Shullazit.
Shullazi është shoqëruar pas akuzave të Berishës se ka kërcënuar kandidatin për rektor të UT, Mynir Koni. Përballë tij në këtë garë është dekania aktuale e Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra.
Mendohet se ndaj Shullazit është bërë kallëzim nga Dhori Kule (rektori aktual), por kjo sipas burimeve, pasi policia nuk thotë asgjë në rrugë zyrtare.
*Foto aktuale nga drejtoria e Policisë së Tiranës