Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për çfarë i bie legenit çeta e shejtanbudallenjve ndaj Ornela Vorpsit

2018/04/18 at 2:41 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Për çfarë i bie legenit çeta e shejtanbudallenjve ndaj Ornela Vorpsit

Ornela Vorpsi

Nga Edison Ypi


Ornela Vorpsi ishte e bukur si Sirenë homerike. Ornela Vorpsi ishte një ulurimë shetitëse. Ornela Vorpsi ishte një Yll “Super Nova” që sapo kishte shpërthyer nga një “Black Hole” që ishte Shqipëria e aso kohe. Ornela Vorpsi ishte aq e bukur, aq kryelartë, kishte një rrezatim aq të fuqishëm, sa pa shqiptuar asnjë fjalë, vetëm me prezencë, i bënte pluhur e hi çmenduritë e kohës, luftën e klasave, moralin proletar, rrethimin kapitalisto revizionist, komitetet, mbledhjet, plenumet, dhe të gjitha marrëzitë e tjera.
Ornela Vorpsin të gjithë e dashuronin.

Ornela Vorpsi dilte edhe me Mamin. Një kombinim i tillë i hireve femërore me kryelartësinë, seriozitetin, guximin, nuk ishte parë kurrë. Ishin nga fort të rrallat femra që fatkeqësia nuk i kishte ligur dhe shëmtuar, por trimëruar dhe zbukuruar. Tek kalonin dukej sikur i klithnin turmës; Ejani në vete, Femra nuk është për tu veshur me kominoshe doku për të punuar me turne nëpër fabrika të qelbëta. Femrën e ka bërë Perëndia për tu komplimentuar dhe dashuruar. Turma hapte rrugën. Mbante frymën. Vinte në vete. Për pak çaste bëheshin njerëz. Harronin që ishin veshur me lecka dhe që ishin të uritur.

Sipas një ligji të pa shkruar që zbatohet me përpikmëri, ziliqarët, delirantët, budallenjtë, shëmtaraqët, fatkeqët nga sëmundje të rënda, të sëmurët me diagnoza të fshehta, marrin masa, bëjnë çmos, lodhen shumë, të mos duken sa të zinj e të këqinj janë përbrenda.

Por ka disa raste kur rrethanat kombinohen në atë mënyrë që turiqenve dhe surratbajgave ziliqarë, u erren sytë, u torollepset mendja, ikin nga fiqiri, fshehin analizat, ndryshojnë diagnozat, harrojnë çdo kujdesje, flakin çdo vëmendje për të mos u dukur sa të këqinj e shpirtkatranë janë, dhe hapin barkun. Derdhja e vrerit, shpallja e budallallëkut, shenjat e sëmundjeve, provat e çrregullimeve, arsyet e fatkeqësive, çfaqja e surratit, u bëhen të papërmbajtshme. Gjithçka u shpërthen me tërë madhështinë e “llaftarisë tmerrisht të bukur”, si thotë Lasgushi i madh.

Sa mirë që ndodh kështu. Përndryshe nuk do ta mësonim dot kurrë sa i thellë, i errët dhe e pisët është humnera e ligësisë njerëzore.

Sapo Ornela Vorpsi u çfaq, majmunat e Fejsbukut, minjtë e skutave, urithat e portaleve, katunarët e gazetave dhe televizioneve, u bënë bashkë për tju hedhur në fyt. Nuk janë shumë si numur. Janë të rëndësishëm për të ilustruar dukurinë monstruoze.

Për çfarë po i bie legenit çeta e shejtanbudallenjve ndaj Ornela Vorpsit të bën të vësh duart në kokë.
Sipas tyre, meqënse Ornela Vorpsi tha se para nja 30 e ca vitesh kur ishte studente ka provuar një debulesë sentimentale ndaj pedagogut Edi Rama, kjo ndodhi e atëherëshme më se e natyrshme e të gjitha kohërave, ka shkaktuar një hata të tanishme të llahtarshme me përmasa të jashtëzakonshme për marrëzira që i kishim kujtuar të vdekura, por paskëshin mbetur të gjalla; Lufta e klasave nuk po zhvillohet si duhet. Vigjilencën proletare e ka marrë lumi, Komunista e armiq janë bërë si këmbët e dhisë. Morali komunist për ibret. Kultura borgjeze po bën kërrdinë brenda rradhëve të shtrënguara të klasës puntore, inteligjencës kooperativiste, sidomos ndër artistët që janë aleatët më besnikë të partisë orientimet e së cilës janë lënë mënjanë dhe nuk po u jepet asnjë rëndësi, e të tjera e të tjera, me lujt mendsh.

Sipas hajvanëve të sotëm që pretendojnë të jenë mbajtës të palodhur të kandilit të të gjitha femrave të të gjitha epokave dhe vendeve, në kohën kur ndalohej veshja, ndalohej krehja, ndalohej larja, ndalohej arratisja, ndalohej muzika, paska qënë e ndaluar edhe dashuria. Një studente që e kishte babain në burg paska qënë e ndaluar të ushqente simpati sentimentale për një pedagog. Gomerët e sotëm e dinin që atëhere, bashkë me ta edhe Ornela Vorpsi duhej gjithashtu ta dinte, se pedagogu që Ornela Vorpsi simpatizonte, pas nja 30 vjetësh do bëhej Kryetar i Partisë Socialiste, do afronte Shqipërinë me Europën dhe jo me Turqinë e Arabinë, çka do të ishte një gabim tepër i rëndë moralopolitik për studenten dhe rrezik i madh për të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë së rakipirësave dhe mëlçingrënësve. Sipas lopçarëve në fjalë, Ornela Vorpsi, mund ta përdhoste shpirtin e saj duke dashuruar çfardolloj çuni; çun shefi, çun drejtori, çun oficeri, por kurrsesi me çunin piktor të babait skulptor.

O pika që su bie. Ornela Vorpsi mund të kishte dashuruar edhe ndonjë nga ju lehëtarët e sotëm. Por nuk e dinte nga cila skutë spiunonit, në cilin katund vuanit, në cilën kooperativë dergjeshit, cilat ara prashisnit, me cilën dhì bënit qef.

Faleminderit Ornela Vorpsi për rastin e mrekullueshëm që na dhe për ta njohur sa më thellë fatkeqësinë tonë, neandertalët tanë.

/Gazeta Mapo

Etiketa: Edison Ypiornela vorpsi


Ju sugjerojmë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
Kronikë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

18 Korrik, 2026 9:25 am
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
Kryesore

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

17 Korrik, 2026 12:50 pm
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
Para
VIDEO/ Basha: Jemi futur në oborrin e BE, dera nuk është hapur ende

VIDEO/ Basha: Jemi futur në oborrin e BE, dera nuk është hapur ende

Basha: Rama një frikacak në bunker, vazhdojmë protestat

Basha: Çfarë më thanë gjermanët për Tahirin dhe zyrtarët e korruptuar

Basha i përgjigjet Ramës për “fanellën kuqezi”: Ti ke fanellën e drogës, ne nuk e veshim atë

Basha i përgjigjet Ramës për “fanellën kuqezi”: Ti ke fanellën e drogës, ne nuk e veshim atë
















TE FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
18 Korrik, 2026

Kanadaja po vijon të përballet me një situatë të rënduar nga zjarret masive pyjore, të cilat kanë detyruar autoritetet të...

Lexo më shumë

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
18 Korrik, 2026

Izraeli thuhet se i ka riklasifikuar krokodilët e Nilit si kafshë “të kujdesura” , duke hapur potencialisht rrugën për përdorimin...

Lexo më shumë

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
18 Korrik, 2026

Treqind shezlongë u zhdukën natën, në qershorin e dy viteve më parë, nga resorti i Onde Chiare në Reggio Emilia dhe u vodhën nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}