Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për ata që vranë Arditin dhe shumë të tjerë në Shqipëri

2016/08/23 at 8:00 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Mos i falni hajdutët tanë!

Nga Blendi Fevziu
Ndër gjithë reportazhet e shtypit dhe portaleve ajo që më ka lënë më shumë mbresë këto kohë, është një detaj. Një bicikletë e lidhur pas një hekuri, diku në landfillin e Sharrës. Një bicikletë e vjetër, pa shalë, mbledhur anëve me një mushama, me gjasë për ti shpëtuar lagështirës së natës. Ai që e lidhi pas hekurit atë natë të vonë gushti nuk jeton më. Ishte 17 vjec, në atë moshë që shumë nga moshatarët e tij shijojnë adoleshencën. Ishte në moshën e shkollës dhe sic dëshmojnë mediat, donte t’i blinte vetë rrobat e shkollës, donte të blinte vetë edhe librat. Për të ndihmuar sado pak në jetesën e vështirë të prindërve. Ose për t’i lehtësuar ata nga një shqetësim më shumë. Ardit Gjoklaj me siguri që do të kishte mbaruar shkëlqyer shkollën. Me vullnetin dhe përgjegjshmërinë që kishte padyshim që do të kishte pasur një karrierë për t’u pasur zili. Një ditë ai mund t’ju fliste të rinjve se si mund të çash në jetë. Duke punuar për t’i nxjerrë vetë lekët e librave dhe për të mos qenë një barrë as për prindërit e vet. Por Arditi nuk jeton më. Ai u aksidentua një natë gushti. Një natë nga ato kur shumë prej bashkëmoshatarëve të tij mbushin diskotekat e Tiranës dhe të Jugut edhe pse me ligj nuk ju lejohet as të hynë dhe as të konsumojnë alkool aty. Po ligji ka fare pak rëndësi në këtë vend. Arditi nuk mund të punonte në atë vend të vështirë, as nuk mund të punësohej sepse ishte nën moshë. Ai mund të ndihmonte diku në një biznes, por ai besoi se kjo ishte një mundësi për punësim, kur punësimi mungon për shumë vetë. Ai shkoi në një punë të vështirë, pa asnjë masë sigurie, pa sigurim shoqëror, pa asnjë kontroll dhe humbi jetën. Nuk ishte i vetmi. Media ka zbuluar se i gjithë biznesi i atjeshëm ishte një shkelje flagrante e rregullave dhe ligjeve. Një shfrytëzim i fëmijëve që punonin nën moshë e paguheshin nën rrogën minimale. Rrogën që të imponon me ligj shteti shqiptar. Ishin skllevër të një kohe moderne, ose skllevër të pasurimit të shpejtë të atij që quhet biznesi shqiptar. Një lloj kapitalizmi pa sens e pa rregulla, që përfiton nga mungesa e shtetit ose papargjegjshmëria e tij. Nuk dua të ngatërroj sipërmarrësit korrektë, qe përballem me 100 vështirësi në bizneset e tyre; nuk dua të ngatërroj ata që zbatojnë rregulla e respektojnë ligje. Dua të flas për ata që vrasin njerëz cdo ditë. Në mos fizikisht, shpirtërisht. Njerëz që i shtrydhin në punë dhe s’ju paguajnë rrogat; njerëz që s’kanë as leje dhe as orar të përcaktuar qartë. Që nuk kanë as pushim dhe as kushtet që jua garanton kodi i punës i Republikës së Shqipërisë. Njerëz që janë kthyer në skellevër dhe janë dy herë të dëshpëruar. Nga sjellja ndaj tyre dhe nga dëshpërimi që vjen nga pafuqia e shtetit. Njerëz që vetëm shpresojnë që një ditë të jetë më mirë. Njerëz që nganjëherë ikin nga kjo botë, si Arditi adoleshent, pa parë asnjë gjë të mirë, thjeshtë objekte të shfrytëzimit pa asnjë rregull dhe asnjë ligj. Dhe shteti nuk vepron. Shumë prej tyre e kanë kapur këtë shtet me kohë. E mbajnë me financime dhe dieta. Në fakt e mbajnë me paratë e papaguara të atyre që skllavërojnë cdo ditë, ose me gjakun e pampiksur të Ardit Gjoklajt, adoleshentit fatkeq, që nuk do kthehet kurrë ta marrë bicikletën e tij të lidhur në një hekur në landfill, dhe as do të kthehet më kurrë tek prindërit e tij…
Blendi Fevziu


Etiketa: Ardit Gjoklajkapitalizmi shqiptar.kodi i punesplehrasharre


Ju sugjerojmë

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
Bota

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

16 Korrik, 2026 1:58 pm
Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin
Kronikë

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin

16 Korrik, 2026 1:55 pm
Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…
Kryesore

Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…

16 Korrik, 2026 1:51 pm
Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
Kryesore

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

16 Korrik, 2026 1:17 pm
Para
Horoskopi, 6 Qershor 2016

Horoskopi, 23 Gusht 2016

Moti sot, nesër dhe pasnesër, ja orët kur vendi do të përshkohet nga vranësirat

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shpërthim në RTK, policia nis hetimet

Shpërthim në RTK, policia nis hetimet

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
16 Korrik, 2026

Një 18-vjeçar dhe babai i tij janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pas plagosjes me thikë të një 32-vjeçari në...

Lexo më shumë

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me debatin e shkaktuar nga deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila...

Lexo më shumë

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
16 Korrik, 2026

Protesta kanë shpërthyer në disa qytete të Ukrainës pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se instalimi i kamerave inteligjente në 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është përgjigjja ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}