Cristiano Ronaldo shpreson që Lionel Messi të rikthehet në kombëtaren e Argjentinës.
Cristiano Ronaldo ka thënë se Lionel Messi ka marrë një vendim të vështirë, pas humbjes nga Kili në finale të Argjentinës.
Ylli portugez shpreson që rivali i tij më i madh të rikthehet sërish në kombëtaren e Argjentinës, përcjell Mundo Deportivo.
“Messi ka marrë një vendim të vështirë dhe njerëzit duhet ta kuptojnë. Ai nuk është mësuar me humbje dhe zhgënjim, madje as të përfundojë i dyti. Humbja e një penalltie nuk të bën lojtar të dobët. Më dhemb ta shoh Messin në lot dhe pres që ai të rikthehet në kombëtare, sepse ka nevojë për të”, ishin fjalët e Ronaldos.