Pjesa më e madhe e pengjeve në hotelin e Malit mendohet se janë punonjës të Air France. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta franceze “Liberation”, e cila bënë të ditur se në katin e 7 ku janë marrë pengjet, gjenden dhomat e stafit të kompanisë ajrore “Air France”. Nuk dihet nëse kjo është rastësi, apo e studiuar nga terroristët që e kanë vënë Francën në fokusin e sulmeve të tyre.