Shqipëria do të dyfishojë pagat për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e KFOR në Kosovë.
Ky lajm është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve të Shqipërisë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, është thelbësor.
Sipas tij, dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e KFOR në Kosovë tregon qartë angazhimin për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë.
”Angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve tanë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal është thelbësor. Dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e #KFOR në Kosovë tregon qartë angazhimin tonë për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë. Vazhdojmë të punojmë për të siguruar një rritje të përgjithshme të pagës për të gjithë personelin tonë në misione.
Shqipëria, eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO”, shkruan Peleshi./Opinion.al