Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peleshi: Me LSI jemi në koalicion, por nuk jemi një parti

2016/07/11 at 10:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Peleshi: Me LSI jemi në koalicion, por nuk jemi një parti

Maxhoranca është e vendosur t’i japë rol s’kualifikues ndërkombëtarëve në procesin e vetingut të gjyqtarëve ndërsa ka pranuar tashmë komisionin ad hoc me numër të barabartë anëtarësh nga maxhoranca dhe opozita. Kjo u konfirmua gjatë intervistës “5 pyetje nga babaramo” në Report Tv, nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili tha se reforma në drejtësi ishte një nga projektet elektorale të PS në vitin 2013, si një reformë që u shërben shqiptarëve.


“Shtohet pikërisht e drejta e parlamentit me një barazpeshë politike nga mazhoranca dhe nga opozita për të përcaktuar brenda një grupi të parafiltruar, t’i prijë vettingut i cili është kryer nga ndërkombëtarët. Pastaj përzgjedhja finale do të bëhet me një grup me 30 personash të drejtësisë do të zgjedhë Komisionin final që do të bëjë vettingun. Thelbi i kësaj reforme është si t’i bëjmë gjyqtarët dhe prokurorët tanë të mos jenë të ndikuar nga korrupsioni dhe politika. Kjo është arsyeja se pse ne nuk mund të negociojmë për pikën 88 të Komisionit të Venecias. Dua të theksoj edhe një herë nuk hiqet dorë nga filtrimi ndërkombëtar, por para vettingut, pasi garantohet se grupi i njerëzve e ka kaluar procesin e filtrimit i mbetet në dorë parlamentit për të bërë përzgjedhjen e komisionit final që do të bëjë vettingun”, u shpreh Peleshi.

Ai i kërkoi opozitës që të bashkojë votat me mazhorancën për të miratuar reformën në drejtësi në datën 21 korrik.

Do doja të nisja bisedën me vizitën e zonjës Nuland në Shqipëri e cila zhvilloi një raund negociatash me dy protagonistët e politikës shqiptare, me zotin Rama dhe zotin Bashan në një tëntativë të fundit për të kaluar reformën në drejtësi. U arrit ky konsesus?
Së pari dëshiroj të bëj një vlerësim për vizitën e Nuland, pasi ne konsiderojmë se ka ardhur në një moment shumë të rëndësishme në një moment delikat, pasi siç dihet nuk po arrihet dot një konsenus mbi reformën në drejtësi. Kryefjala e kësaj vizite ishte pikërisht reforma në drejtësi, e cila nuk është më një sfidë e politikës, edhe pse ka qënë një nga pikat kyçe të platformës sonë elektorale. Tashmë është një sfidë e të gjithë shoqërisë sonë. Reforma është një vijë ndarse mes Shqipërisë së tranzicionit dhe Shqipërisë së re. Duke u kthyer tek pyetja juaj, ne nuk mund të themi akoma se me mbështetjen e ndërkombëtarëve edhe me vizitën e Nuland, ende nuk kemi një përgjigje nga opozita as positive as negative. Siç e dini opozita ka kërkuar dy ditë kohë. Nesër ajo të japë përgjigjen e saj.

Zonja Nuland foli për nje projekt të ri, çfarë parashikon ky projekt?
Ne duhet të jemi mirënjohës partnerit tonë ndërkombëtar për durimin e tyre në ofrimin e varinteve të ndryshme për negocim. Kanë qënë 5 variante mesa di unë. Ky ishte një variant i ri që nuk le hapsira për justifikime për të mos u votuar. Ishte një variant që merr në konsideratë insistimin e partisë demokratike për të patur një lloj formatimi politik e trupit që do të bëjë vettingun. Kjo është vija ndarse mes partisë demokratike dhe partisë socialiste dhe ndërkombëtarëve. PD kërkon që të ketë formatim politik në trupin që do të bëjë vettingun, ndërsa në që kur e kemi ideuar reformën në drejtësi kemi vendosur një parim. Parimi ka qënë si ta shkëpusim infuencën politike mbi sistemin në drejtësi. Sigurisht që kjo gjë nuk është e lehtë por ne jemi nisur nga zhvillimi që sjell kjo reformë. Thelbi i kësaj reforme është si t’i bëjmë gjyqtarët dhe prokurorët tanë të mos jenë të ndikuar nga korrupsioni dhe politika. Kjo është arsyeja se pse ne nuk mund të negociojmë për pikën 88 të Komisionit të Venecias. Dua të theksoj edhe një herë nuk hiqet dorë nga filtrimi ndërkombëtar, por para vettingut, pasi garantohet se grupi i njerëzve e ka kaluar procesin e filtrimit i mbetet në dorë parlamentit për të bërë përzgjedhjen e komisionit final që do të bëjë vettingun.

Cila kërkesë e opozitës shtohet në propozimin e fundit që ajo ta pranojë?
Shtohet pikërisht e drejta e parlamentit me një barazpeshë politike nga mazhoranca dhe nga opozita për të përcaktuar brenda një grupi të parafiltruar, t’i prijë vettingut i cili është kryer nga ndërkombëtarët. Pastaj përzgjedhja finale do të bëhet me një grup me 30 personash të drejtësisë do të zgjedhë Komisionin final që do të bëjë vettingun.

Edhe sa do të zgjedhë?
Nuk mund të them detaje sepse është thjesht një version. Nuk mund të them për diçka që nuk është vendosur akoma.

A është shkelur me këtë projekt vija e kuqe?
Vija e kuqe e përcaktuar jo thjesht nga Rama por nga nevoja që kjo reform ka për t’u shkëpur nga politika. Vija e kuqe është se në grupin e zgjedhur për të bërë vettingun e gjyqtarëve, nuk do të kalojë askush që nuk e meriton. Nuk do të kalojë askush që nuk e ka kaluar këtë filtër. Ky filtër do të jetë filtër i ekpsertizëz ndërkombëtare. Trupa ndërkombëtare do të filtojë ata që do të filtrojnë të tjerët më pas në procesin e vettingut. Vija e kuqe nuk shkelet në asnjë mënyrë. Çdo person që do të bëhet i zgjedhshëm për të kryer vettingun do të jetë i filtruar në mënyrë paraprake jo nga politika, por do të bëhët nga ndërkombëtarë.

Zonja Topalli është shprehur se përse ndërkombëtarët ta bëjnë këtë proces?
Edhe unë do ta gjykoja se do të ishte më mirë të mos kishim nevojën e ndërkombëtarëve për të kryer procese të rëndësishme në Shqipëri. Por është për të ardhur keq që edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve nuk po ja dalim dot të bindim opozitën për konsesus. Unë jam plotësisht dakort me dëshirën e zonjës Topalli por kjo është situata jonë dhe ne kemi nevojë për ndihëm e ndërkombëtareve për arritjen e një konsensusi.

Si do të jetë roli i ndërkombëtareve? Do votohen edhe ata nga parlamenti apo do i përcaktojë ambasada?
Nuk është çështje votimi, ata do kryejnë një punë vetëm teknike. Por për fat të keq edhe ato punë teknike duke i futur duart politika ato deformohen.Pse duhet të jenë trup ndërkombëtar? Sepse mendoj se nuk ka shqiptar që mendon se një trup ndërkombëtarësh është më pak e imunizuar nga ndikimi i politikës sesa një trup që do të zgjidhej brenda vendit. Pra ato do bëjnë një punë të ftohtë, të akullt ne zgjedhjen e gjyqtarëve.

A mendoni se ka të drejtë kur thonë se ambasadorët nuk kanë qënë fair, të drejtë dhe kanë mbajtur anën e qeverisë?
Unë mendoj se është qësharake  të fillosh të futesh në ‘’lojën’’ tonë politike edhe ambasadorët e shteteve. Ata nuk kanë folur thjesht me gojën e tyre, por kanë folur përfaqësues më të lartë të qeverive siç ishte vizita e fundit e zonjës Nuland. Nuk i futem fare këtyre diskutimve sepse janë për konsum poltik. Amabasadorët nuk janë thjesht personalitete individuale por flasin me përgjeshmëri e tyre në emër të qeverive apo të Bashkimit Europian.

Zonja Nuland u shpreh dje duhet të arrihet konsensus reforma?
Nuk besoj se ajo çfarë tha Nuland  duhet të intepretohet se nese nuk arrihet konsensusi reforma nuk kalon. Data 21 korrik nuk ka ndryshuar. Propozimi është në parlament dhe nuk ka ndryshuar. Ne do e quanim sukses nëse reforma do të kalonte me konsensus. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort që kjo reformë të kalojë më 21 korrik me konsensus.

Në 21 korrik në çdo lloj rrethane do të votohet, nuk do të ketë shtyrje?
Po pati shtyrje është një sinjal shumë i keq për të gjithë. Nuk besoj se PD, partia e dytë më e madhe në vend, e cila është pasuri kombëtare nuk besoj se nuk do ta gjejë forcën e brendshme e cila nuk është zgjidhje e udhëheqësve. Ne i bëjmë apel që t’i thirrë moralit të vet, për të parë burimin e mandatit të vet. Atë mandate që ata kanë nuk është mandate i tyre por ju ka dhënë populli. Kjo reformë e ka mbështetjen e të gjithë shqiptarëve pa dallim partie. Kjo është një nevojë shoqërore.

Rama ka propozuar planin A që kalon reforma, ka propozuar gjithashtu planin B që do të marrë vota nga opozita, dhe planin C që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme?
Rama nuk ka folur ndonjëherë për të marrë vota nga opozita. Ne nuk kemi asnjë qëllim për të ‘peshkuar’ vota nga opozita. E vetmja gjë që mund t’ju kujtojmë deputetëve që mandatin jua ka dhënë populli.

Do ketë zgjedhje të parakoshme nese nuk votohet reforma?
Unë besoj edhe sot më shumë se dje ne të gjithë do e votojmë këtë refomë. Partia Demokratike nuk besoj se mund të refuzojë elektoratin e vet, nuk mund të refozojë partnerët ndërkombëtar për asnjë qëllim. Nuk mund të ngrihet një parti e madhe mbi bazat e interesave të disa personave sado të rëndësishëm të jenë. Unë besoj se politika ka njerëz të mirë që mund të ndikojnë në mirëqënien e popullit.

Kush janë këta detutetë që do të gjejnë vullnetin e mirë për të votuar reformën? Kemi një letër të Vasilit që i drejton Xhafës, ku kërkonte që na bëni me dije se çfarë këtë projekt? Si e shikoni ju?
Unë e shikoj si një kërkesë formale për të marrë informacion nga aleati më i madh në mazhorancë. Kjo nuk me jep sinjalin qe LSI nuk është mbështët si ne reformën. Nuk ka pasur asnjë reagim publik ose jo public për të votuar reformën. Ne si mazhorancë jemi dakort për të votuar reformën.

Si janë marrëdhëniet me LSI-në?
Ne jemi në kualicion por ne nuk jemi një parti kështu që jo për gjithçka mendojmë njësoj. Eshtë e drejta e çdo partie që të shfaqë kritika, ose të kërkojë informacion. Këto janë plotësisht normale.



Ju sugjerojmë

Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë
Aktualitet

Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë

18 Maj, 2025 11:42 am
Humbën në Gjirin e Gramës gjatë mesnatës, policia shpëton 2 turistë kanadezë
Aktualitet

Humbën në Gjirin e Gramës gjatë mesnatës, policia shpëton 2 turistë kanadezë

18 Maj, 2025 11:30 am
Procedurat e azilit jashtë BE-së/ Merz do verifikojë modelin italian me Shqipërinë
Rajoni

Procedurat e azilit jashtë BE-së/ Merz do verifikojë modelin italian me Shqipërinë

18 Maj, 2025 11:22 am
Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën
Aktualitet

Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën

18 Maj, 2025 11:10 am
Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kukës
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kukës

18 Maj, 2025 10:51 am
Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV
Bota

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV

18 Maj, 2025 10:33 am
Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën

18 Maj, 2025 10:12 am
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

SPAK i sekuestroi telefonin Elvis Rroshit/Policia: Iu gjetën listë zgjedhësish dhe…

18 Maj, 2025 9:54 am
Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës
Rajoni

Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

18 Maj, 2025 9:42 am
Ngjarja në Komunën e Parisit/ Policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht
Aktualitet

Ngjarja në Komunën e Parisit/ Policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht

18 Maj, 2025 9:28 am
Para
Stresi fringo i ri, ndërron gjithçka për 2016-tën

Stresi premton: Shihemi së shpejti!

Sot është reper i njohur, por shihni si duket foshnje me biberon

Sot është reper i njohur, por shihni si duket foshnje me biberon

Basha feston 42-vjetorin, ja cila ishte dhurata surprize e Metës 

Opinion/ Ja kur është hapur dyqani i parë i luleve në Tiranë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë

Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë
18 Maj, 2025

Rruga e re Shëngjin-Velipojë ka rritur një interes të jashtëzakonshëm si për banorët vendas, ashtu edhe për turistët. Siç raporton...

Lexo më shumë

Humbën në Gjirin e Gramës gjatë mesnatës, policia shpëton 2 turistë kanadezë

Humbën në Gjirin e Gramës gjatë mesnatës, policia shpëton 2 turistë kanadezë
18 Maj, 2025

Policia Kufitare në Dhërmi iu ka ardhur në ndihmë 2 turistëve kanadezë që kishin humbur rrugën në Karaburun. Mësohet se...

Lexo më shumë

Procedurat e azilit jashtë BE-së/ Merz do verifikojë modelin italian me Shqipërinë

Procedurat e azilit jashtë BE-së/ Merz do verifikojë modelin italian me Shqipërinë
18 Maj, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni duan të veprojnë të vendosur kundër migrimit të parregullt. Merz dëshiron...

Lexo më shumë

Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën

Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën
18 Maj, 2025

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Dritan Hoxhën, i cili akuzohet për vrasje me paramendim....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com