Mbi 100 efektivë Policie do të jenë të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit, si dhe për përballimin e fluksit të qytetarëve që frekuentojnë qytetin, gjatë këtyre ditëve.
Gjatë ditëve të pelegrinazhit është garantuar rendi dhe siguria publike, parandalimi i incidenteve, lëvizja e lehtësuar e shoferëve dhe parandalimi i aksidenteve rrugore.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat informon të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët që po marrin pjesë aktualisht në pelegrinazh dhe ata që do të marrin pjesë, në ditët në vijim, se në të gjitha akset rrugore dhe në ambientet përreth teqesë së Kulmakut, 24 orë dhe deri në përfundim të pelegrinazhit, do të ketë prezencë të shërbimeve të Policisë, të cilat do t’ju asistojnë dhe do t’ju japin ndihmë, në çdo rast nevoje.