Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD:Konfirmimi i Lokës shkelje e ligjit, fshehu të shkuarën si ish-sigurims

2020/08/20 at 2:05 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Kush janë 9 ish-‘sigurimsat’ që janë emëruar drejtorë në SHISH

Partia Demokratike deklaroi se konfirmimi i Gjovalin Lokës është një shembull flagrant i kriminalizimit të Policisë.


Në një deklaratë për shtyp, ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj pohoi se Policia e Shtetit i është dorëzuar pa kushte organit që mbajti nën terror vendin për 45 vjet.

Alibeaj pohoi se ai duhet të largohej nga rradhët e policise jo vetëm se ka qënë anëtar i ish-Sigurimit të Shtetit, por dhe se ka gënjyer në formularët e vetdeklarimit.

Alibeaj pohoi se 7 vitet e fundit më shumë se “500 sigurimsa të tjerë që janë rifutur dhe punojnë në nivele të larta të strukturës së Policisë së Shtetit” dhe akuzoi drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu se ka gënjyer mbi ekzistencën e ish sigurimsave në Policinë e Shtetit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Konfirmimi në detyrë i numrit 2 të Policisë operativit të Sigurimit të Shtetit, Gjovalin Loka, është një shembull flagrant i kriminalizimit të Policisë nën drejtimin e Edi Ramës.

Shkelja e rëndë e ligjit për të mbajtur dhe promovuar në Polici njerëzit e Sigurimit është tregues i shndërrimit të policisë në një organizatë në shërbim të partisë shtet dhe jo të qytetarëve.

Me mbajtjen në krye të policisë të Gjovalin Lokës kundër ligjit të vetingut, Policia e Shtetit i është dorëzuar pa kushte organit që mbajti nën terror vendin për 45 vjet. Mënyra armiqësore në sjelljen me qytetarët, metodat që përdor për të shtypur, dhunuar, rrahur, e nëpëkëmbur qytetarët janë tregues i zaptimit të Policisë nga ish sigurimsat.

Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej nga Policia, së paku për arsyen se ligji i vetingut në polici, shkruan e bardha mbi të zezë, në nenin 38 pika “g” se qenia “anëtar i ish-sigurimit të shtetit” përbën kusht skualifikues.

Një fakt i tillë është i dokumentuar zyrtarisht nga Autoriteti i Dosjeve.

Jo vetëm kaq! Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej edhe për faktin, se e fshehu një fakt të tillë në formularët e vetëdeklarimit. Neni 62 i ligjit të vetingut në polici përcakton, shprehimisht, se mospasqyrimi i të dhënave përbën në vetvete shkak për shkarkim nga detyra.

Për të mbrojtur një anëtar të Sigurimit të Shtetit, në shkelje të rëndë të ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliaj ka mashtruar publikisht duke shpërdoruar detyrën. Ne disponojmë dokumentat e plotë që e provojnë këtë mashtrim.

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit i ka kërkuar informacion Ardi Veliut për të dhënat mbi anëtarët e ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët janë ende në radhët e Policisë së Shtetit.

Ky është dokumenti, në të cilin Drejtori i Përgjithshem ka guxuar të mashtrojë dhe të mohojë me shkresë zyrtare ekzistencën e ish sigurimsave në Policinë e Shtetit, kur zëvendëzi i tij, Gjovalin Loka jo vetëm ka ka kryer Shkollën e Sigurimit, por edhe ka punuar operativ i Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste.

E vërteta është se ekspertët llogarisin se në këto 7 vjet e gjysëm, janë më shumë se 500 sigurimsa të tjerë që janë rifutur dhe punojnë në nivele të larta të strukturës së Policisë së Shtetit.

Tallja me ligjin, kompromentimi kriminal i Policisë së Shtetit duke ringjallur jo vetëm në metoda, por edhe në personel njerëzor ish-Sigurimin e Shtetit është një këmbanë alarmi se projekti politik i Edi Ramës nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor.

Kjo është një arsye më shumë përse shqiptarët, në rastin më të parë, do ta rrëzojnë me votë këtë regjim autokratik, duke i dhënë vetes një shans real për të zgjedhur një qeveri dhe kryeministër normal, që ka të parin interesin e qytetarëve.

Etiketa: lokasigurimste shkuaren


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Lagështia 40-60% e ajrit në dhomë mund të reduktojë përhapjen e Covid-19

Lagështia 40-60% e ajrit në dhomë mund të reduktojë përhapjen e Covid-19

Sezoni turistik, Mesi nga Shkodra: Emergjente siguria dhe vendosja e rojeve bregdetare në plazhe, jo uzurpimit

Mbytja e 17 vjeçares, pezullohet lundrimi i mjeteve ujore në Velipojë

Policia në aksion/ Arrestime, heqje patenash dhe gjoba

Policia në aksion/ Arrestime, heqje patenash dhe gjoba
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com