Kryesore

PD zhvillon protestë më 4 gusht, Berisha: Mbështes protestat qytetare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:46 - 03/08/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka deklaruar se më 4 gusht në orën 19:00 do të zhvillojë protestë para ministrisë së Brendshme.

Protesta vjen pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku një skaf me drejtues një punonjës policie, përplasi për vdekje një vajzë 7 vjeçe.

Edhe pse ishte vet PD që njoftoi protestën me sloganin “Nuk e vrau varka por e vrau shteti”, Berisha e konsideron si protestë të qytetarëve, teksa shpreh mbështetjen e tij.

Pritet që protestës t’i bashkohen parti të tjera opozitare, të cilat duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë,  protestojnë kundër qeverisë “Rama”.

“Nesër në ora 19:00 protestë qytetare për vogëlushen Jonada me moton: Nuk e vrau varka por e vrau shteti!  Mbështetje të plotë protestës qytetare. sb”,-shprehet Berisha./ Opinion.al

Pas