Partia Demokratike ka nisur të lëvizë dhe kërkon analiza të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Pas nisjes së turit të foltoreve të Sali Berishës dhe lëvizjes së Ervin Salianjit, numri dy i PD udhëzon degët se duhet të nisin analizën e zgjedhjeve të 11 Majit.
Analiza do të bëhet në çdo degë, ku në nivel qarku do të jetë një koordinator që do të caktohet nga kryedemokrati Sali Berisha. Analiza duhet të përfundojë në 31 Janar 2026 dhe më pas do të jetë mblidhet kryesia që do të analizojë të gjithë raportet e sjella nga koordinatori i qarkut.
Kujtojmë se shumë eksponentë të lartë të Partisë Demokratike kanë kërkuar një analizë për të nxjerrë të gjithë faktorët që çuan në humbjen e zgjedhjeve parlamentare. Edhe në takimin e organizuar nga ish-deputeti Ervin Salianji në Durrës, është ngritur problemi i mos-pasjes së një analize të plotë për rezultatin e dobët të PD-së.
















