Marrëveshja për dekriminalizimin është futur sërish në një rrugë qorre. Partia Demokratike sapo ka përdunduar mbledhjen e saj të grupit dhe burime pranë këtij grupi thonë se marrëveshja është ende largët. Ndërkohë që nga Partia Socialiste thonë se marrëveshja është shumë pranë konsensuesit.Ndërsa dje palët thanë se janë pranë konsensusit dhe kanë mbetur edhe disa çështje për tu zgjidhur. A do të miratohet sot drafti për dekriminalizimin, kur sot është vendosur edhe afati i fundit? Çfarë do të ndodhë nëse palët nuk arrijnë konsensues, a do ta bojkotojë Parlamentin, Partia Demokratike, ashtu siç ka paralajmëruar? Duhet të presim mbajtjen e seancës plenare, për të kuptuar nëse palët kanë arritur apo jo dakordësimin për draftin e dekriminalizimit?