Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Taksa e pronës po faturohet afrofe. Denoncojeni!

2018/06/22 at 11:44 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: DASH e konfirmon, ‘ndërtimi dhe resortet’ sektori ku pastrohen paratë në Shqipëri

Jorida Tabaku nga selia e PD deklaroi sot se Edi Rama gënjen kur deklaron se 98 për qind e shqiptarëve paguajnë sot më pak taksa. Ajo renditi listën e gjatë të taksave që janë rritur këto 5 vite dhe vendosi theksin tek taksa e pronës që po faturohet afrofe pa regjistër pronash. Ajo u bëri thirrje bizneseve ta denoncojnë atë.


Deklarata e plotë

Që nga shtatori 2013 ka vetëm një lajm të sigurtë, taksat rriten çdo vit, por rritje pagash e pensionesh nuk ka. Për pesë vite me rradhë Rama ka rritur çdo taksë të mundshme për qytetarët, bizneset, studentët e deri tek pensionistët.

Sa herë që Rama përbetohet se 97% e shqiptarëve paguajnë më pak, aq herë ai gënjen dhe, po aq herë, ai u vjedh shqiptarëve para nga xhepat e tyre duke shpikur taksa dhe tarifa.

Barrës së rëndë të taksave të rritura iu shtua këtë vit TVSH-ja për biznesin e vogël, por edhe taksa e rritur për pronën.Sot, një biznes paguan mesatarisht 230 mijë lekë më shumë taksa për pronën sesa katër vite të marra së bashku.

Një biznes në qytetin e Tiranës për vitin 2018 paguan taksë prone të rritur nga qeveria socialiste, 510 mijë lekë ndërkohë që nga viti 2015 e deri në vitin 2017 taksa e pronës në total kishte vlerën e 282 mijë lekëve.

Siç edhe duket qartë, një biznes për një hapësirë prej 20 metra katrorë pagesa i është dyfishuar. Në vitin 2015 paguante prej 56 mijë lekë, ndërsa sot, për tënjëjtën godinë, paguan 128 mijë lekë.

Mbi 100 mijë biznese vuajnë sot dyfishimin e kësaj takse, ndërkohë që nga viti 2015 pushteti i bashkisë Tiranë ka përdorur të gjitha format për të rritur jo vetëm taksat e tarifat, por edhe çmimin e ujit.

Në 4 muaj, 5834 biznese kanë ulur qepenat. Për vitin e shkuar ky bilanc ishte me 3 mijë biznese të mbyllura më shumë se sa ato që u hapën.

Qeveria e një grushti oligarkësh që, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, prodhon ligje me emrat e tyre, me rritjen e taksave, merr nga xhepat biznesve dhe qytetarëve 2 miliardë Euro më shumë.

Brenda 5 viteve në pushtet, Edi Rama, që premtoi uljen e taksave për 97 përiqnd të shqiptarëve,

• Rriti taksën e qarkullimit me 150%,
• Rriti tarifat e arsimit të lartë me 30%,
• Rriti energjinë elektrike me 24% për treçerekun e rriti familjeve
• Rriti tatimin mbi të ardhurat personale me 23%,
• Rriti tatimin mbi fitimin nga 10% e rriti në 15%.

Qeveria socialiste dhe kryeministri Rama e kanë shndërruar mekanizmin e politikës fiskale në një armë me të cilën godasin pa mëshirë biznesin e ndershëm dhe amnistojnë dhe u falin taksa oligarkëve pranë tyre. Kjo qeveri ka përkëdhelur dhe u ka falur taksat atyre që sot ndërtojnë kullat e betonit në qendër të qyteteve, që betonojnë bregdetin tonë ndërsa godet me kamzhikun e taksave xhepat e tregtarëve dhe biznesit të ndershëm.

Partia Demokratike deri në minutën e fundit u përpoq të jepte zgjidhje dhe propozime konstruktive, ku megjithëse nuk ishim dakort me vlerën e lartë, i kërkuam qeverisë të fillojë më vonë zbatimin, të krijojë databazën, të ketë një periudhë lehtësimi me taksë të reduktuar, por të gjitha u refuzuan.

Sot, qeveria dhe oligarkët kanë krijuar aleancën që punon vetëm në interesin personal. Për to çdo frymë e gjallë e këtij vendi do të taksohet rëndë si e si për të mbushur arkat e tyre personale me paratë e djersës dhe mundit të qytetarëve.

Partia Demokratike fton biznesin të denoncojë këtë taksë abuzive, e cila sot po faturohet në mënyrë afrofe, pa një regjistër pronash.

Në qendër të platformës tonë është taksa e sheshtë që do t’i japë frymë ekonomisë e do të ndihmojë biznesin e ndershëm të dalë nga asfiksia dhe të rritet pa gjobëvënien e shtetit. Ne qëndrojmë fort për uljen e taksave për çdo qytetar dhe çdo biznes, pasi besojmë se çdo lek më shumë në xhepin e qytetarëve është më i dobishëm sesa në xhepat e qeverisë.

Etiketa: PDqeveriarritjetabakutaksa


Ju sugjerojmë

Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…
Aktualitet

Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…

17 Gusht, 2025 12:38 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Aktualitet

Berat, makina del nga rruga/ Humb jetën drejtuesi i mjetit, dëmtohet pasagjerja

17 Gusht, 2025 12:20 pm
Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje/ Rama: Me ambiente moderne në shtator
Aktualitet

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje/ Rama: Me ambiente moderne në shtator

17 Gusht, 2025 11:47 am
13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
Aktualitet

Zjarret, MM: Në 24 orë u regjistruan 34 vatra/ 5 ende aktive dhe 2 në monitorim

17 Gusht, 2025 11:25 am
Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 në pranga. E pësojnë 3 kryetarë fshatrash
Aktualitet

Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 në pranga. E pësojnë 3 kryetarë fshatrash

17 Gusht, 2025 11:10 am
Qëlloi me thikë të moshuarin, 21-vjeçarja: Më ngacmonte prej 1 viti, mbrëmë erdhi te…
Aktualitet

Lushnje/ Ushtroi dhunë fizike dhe përndoqi 30 vjeçaren, bie në pranga

17 Gusht, 2025 10:55 am
Fier/ Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte, terreni vështirëson zjarrfikëset
Aktualitet

Rrogozhinë, ndezi zjarr në tokën e tij dhe dogji…/ Pranga 31 vjeçarit

17 Gusht, 2025 9:38 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Aktualitet

E rëndë në Malësinë e Madhe, 81 vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu. (Detajet)

17 Gusht, 2025 8:35 am
Reshje shiu në të gjithë territorin/ Parashikimi i motit sot, 17 gusht 2025
Aktualitet

Reshje shiu në të gjithë territorin/ Parashikimi i motit sot, 17 gusht 2025

17 Gusht, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 17 gusht 2025

17 Gusht, 2025 8:10 am
Para
600 mijë luftëtarë të ISIS në Shqipëri? Rama: Broçkull kozmike. Ata që e thonë kanë nevojë për psikolog

600 mijë luftëtarë të ISIS në Shqipëri? Rama: Broçkull kozmike. Ata që e thonë kanë nevojë për psikolog

Mes luksit, kazinosë, dhe shampanjës, ja si festoi mamaja e Beatrix Ramosaj për ditëlindje

Mes luksit, kazinosë, dhe shampanjës, ja si festoi mamaja e Beatrix Ramosaj për ditëlindje

Marrëveshja me Greqinë/ Rama: Janë dhënë lajme të rreme. Harta do tregojë si është ndarë deti. Greqia do shfuqizojë ligjin e Luftës

Marrëveshja me Greqinë/ Rama: Janë dhënë lajme të rreme. Harta do tregojë si është ndarë deti. Greqia do shfuqizojë ligjin e Luftës
















TE FUNDIT

Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…

Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…
17 Gusht, 2025

Vihet në pranga në Tiranë një 32-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë. Sipas uniformave blu është finalizuar operacioni...

Lexo më shumë

Berat, makina del nga rruga/ Humb jetën drejtuesi i mjetit, dëmtohet pasagjerja

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
17 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot orët e para të mëngjesit në fshatin Moravë në Berat, ku një automjet...

Lexo më shumë

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje/ Rama: Me ambiente moderne në shtator

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje/ Rama: Me ambiente moderne në shtator
17 Gusht, 2025

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në shtator me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive...

Lexo më shumë

Zjarret, MM: Në 24 orë u regjistruan 34 vatra/ 5 ende aktive dhe 2 në monitorim

13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
17 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes në një njoftim të publikuar për mediat thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com