Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD-SPAK-ut: Hetoni 3 nismat korruptive, pas tyre janë peshqit e mëdhenj

2020/06/17 at 3:29 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD-SPAK-ut: Hetoni 3 nismat korruptive, pas tyre janë peshqit e mëdhenj

Partia Demokratike ka dënuar rrëzimin e tre dekreteve të Presidentit Meta në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në lidhje me kthimin e tre ligjeve të rishqyrtim.


Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD, Edi Paloka deklaroi se ligji për heqjen e tvsh-së për jahtet, koncesioni i Porto Romanos dhe ligji i shërbimit të pagesave janë ligje speciale nëpërmjet të cilave kryeministri Edi Rama ka “shpërndarë pasurinë e vendit vetëm tek pak njerëz të lidhur drejtpërsëdrejti me të.”.

“Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit. Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën “Ligji I dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat dhe ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të tre këto ligje që dëmtojnë interesin publik, që pasurojnë padrejtësisht një grusht klientësh të Edi Ramës, u kthyen në Kuvend nga Presidenti i Republikës”, tha Paloka.

Më tej ai i bëri thirrje SPAK të hetoj këto nisma ligjore.

“Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka për detyrë të hetojë këto nisma korruptive ligjore që në fillesat e tyre. Pas tyre qëndrojnë peshqit me të mëdhenj të korrupsionit në vend, duke nisur me Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj.

Duke çuar përpara përgjegjësisë penale ata që janë përfshirë në këto afera të pista që varfërojnë më shumë shqiptarët dhe që e përqendrojnë ekonominë në duart e disa grabitësve, SPAK do të kontribuojë në një nga arritjet më të mëdha, që politika, kryeministri dhe parlamenti të mos guxojnë kurrë më të bëjnë ligje vetëm për 1 apo 2 individë të lidhur me pushtetin.”, mbylli deklraratën e tij Edi Paloka

Deklarata e plotë:

Prej 7 vitesh, qeveria e Edi Ramës është faktuar si një qeveri që i ka shërbyer interesit privat të disa oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës.

Qëllimi është vetëm një: pasurimi i pandalshëm i një grushti njerëzish, që financojnë në mënyrë të paligjshme Edi Ramën dhe ndajnë me të pasuritë e vendit, tokat në bregdet, taksat e shqiptarëve, lejet e ndërtimit, koncesionet dhe licencat ekskluzive miliona euroshe.

Miratimi i ligjeve speciale është një nga format që Edi Rama ka përdorur për të shpërndarë pasurinë e vendit vetëm tek pak njerëz të lidhur drejtpërsëdrejti me të.

Të tillë janë edhe tre ligjet e fundit që Presidenti i Republikës ktheu me të drejtë për rishqyrtim, ndryshimi për ligjin e tvsh-së, që favorizon jahtet luksoze, koncesioni i paligjshëm i Porto Romanos dhe ligji antikushtetues i shërbimit të pagesave.

Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit. Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën “Ligji I dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat dhe ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të tre këto ligje që dëmtojnë interesin publik, që pasurojnë padrejtësisht një grusht klientësh të Edi Ramës, u kthyen në Kuvend nga Presidenti i Republikës.

Por në vend që akti i Presidentit të vlerësohej si një e mirë publike, Parlamenti ilegjitim u soll si noter i grabitjeve me firmën e Edi Ramës. Ushtarët e Edi Ramës, në shkelje të çdo procedure minimale parlamentare, rrëzuan dekretet e Presidentit, duke i hapur rrugë plaçkitjes së mëtejshme të vendit me akte të mirëfillta korruptive.

Me arrogancën e një pushtetit që nuk jep llogari tek zgjedhësit dhe me nxitimin e një regjimi në ikje, që vepron sipas parimit “kap ça t’kapësh”, Parlamenti i hoqi të drejtën Presidentit të dëgjohej në komisionet ku u shqyrtuan dekretet e kthyera prej tij.

Duke ftuar në dëgjesë vetëm qeverinë dhe duke shmangur Presidentin, në mënyrë të përsëritur, Kuvendi vetëm sa thelloi paligjshmërinë, por nuk mundet të mbulojë grabitjen e shqiptarëve përmes ligjeve speciale të Edi Ramës.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka për detyrë të hetojë këto nisma korruptive ligjore që në fillesat e tyre. Pas tyre qëndrojnë peshqit me të mëdhenj të korrupsionit në vend, duke nisur me Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj.

Duke çuar përpara përgjegjësisë penale ata që janë përfshirë në këto afera të pista që varfërojnë më shumë shqiptarët dhe që e përqendrojnë ekonominë në duart e disa grabitësve, SPAK do të kontribuojë në një nga arritjet më të mëdha, që politika, kryeministri dhe parlamenti të mos guxojnë kurrë më të bëjnë ligje vetëm për 1 apo 2 individë të lidhur me pushtetin. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
Kronikë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

13 Qershor, 2026 10:02 am
Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
Bota

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

13 Qershor, 2026 9:41 am
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Bota

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

13 Qershor, 2026 8:46 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Qershor, 2026 8:39 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Para
IKMT nis shembjen e ndërtimeve pa leje në Tale të Lezhës

IKMT nis shembjen e ndërtimeve pa leje në Tale të Lezhës

Pezullimi i transportit, Balluku: Vetëm për udhëtarët, jo për mallrat

Protesta e transportit publik, reagon MIE: Hapja nuk është në tagrin tonë

Vladimir Putin dhe skandalet gjatë 20 vjetëve në pushtet

Koronavirusi, Putin ndërton një tunel në rezidencë
















TE FUNDIT

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
13 Qershor, 2026

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Një 33-vjeçari me precedent penal...

Lexo më shumë

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
13 Qershor, 2026

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës së Hormuzit. Kështu kanë bërë...

Lexo më shumë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor, 2026

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë e tij të raketave SpaceX...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Qershor, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}