Partia Demokratike thotë se pas tenderave të fituara nga kompania “Alko Impex”, e Deputetit socialist, Sadri Abazi qëndron një prej ish – bashkëpunëtorëve të tij, i cili është pjesë e Komisionit të Prokurimeve Publike.
Sipas opozitës, ky organ në vend që të shqyrtojë ankesat e operatorëve të tjerë i shuan ato, duke u kthyer në zyrën e Abazit.
“Nëse je në garë me Sadriun dhe dihet se garën e ke të humbur para oligarkut të Ramës, atëherë duhet t’i drejtohesh KPP-së, me ankesë. Mirëpo KPP-ja, është kthyer në një zyrë të Sadriut. A është Jonaid Myzyri, më parë menaxher i Sadriut, në një post kyç sot në Komisionin e Prokurimeve Publike? Po përfaqësuesi ligjor i Sadriut, Taulant Godroli, a ka lidhje me përfaqësuesen ligjore të KPP, e megjithatë ata përballen ne gjykatë dhe gjithnjë fiton kompania e Sadriut?”
Opozita e akuzon Deputetin Abazi se përmes kompanisë së tij “Alko –Impex” ka marrë nga Bashkia e Librazhdit një tender për punime infrastrukturore, oferta e të cilit është 250 milionë lekë më e lartë se ajo e një konkurenti tjetër në garë.