Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD rrëzon licensat digitale të TV Kombëtare. Tv Klan i mohohet e drejta për të transmetuar në High Definition

2016/02/01 at 4:50 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD rrëzon licensat digitale të TV Kombëtare. Tv Klan i mohohet e drejta për të transmetuar në High Definition

 


Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Autoritetin e Mediave Audiovizive, sot kanë rrëzuar licensimin e Tv Kombëtare për transmetimet digitale. Pavarësisht se 4 anëtarë kanë votuar pro miratimit të licensave, vota kundër e  2 perfaqësuesve të Partisë Demokratike, ka bërë të mundur rrëzimin e tyre, pasi licensimi kërkon një shumicë të cilesuar prej 5 votash.

Sipas njoftimit zyrtar, anëtarët e AMA –s , Sami Nezaj dhe Suela Musta kanë votuar kundër aplikimeve me argumentin se ka kaluar afati ligjor për dhënien e këtyre licensave. Por nga ana tjetër burimet brenda këtij autoriteti bëjnë të ditur se vendimi ka qenë politik dhe s’ka lidhje me afatet ligjore. Kjo sepse në mbledhjen e javës së kaluar kur filloi shqyrtimi, asnjëri nga këta anëtarë nuk ka ngritur pretendimin e afatit, por kanë kërkuar të shohin më në detaje dokumentet e dosjeve. Nga ana tjetër, shtyrja e afatit të dhënies së këtyre licensave ka ardhur si rezultat i rrëzimit nga gjykata të procedures së nisur që në vitin 2013. Nisja e procedurës së re, ka sjellë dhe vonesën në miratimin e këtyre licensave, por vendimi i gjykates është shkak që duhet pranuar për shtyrjen në kohë të këtij afati.

Nuk kuptohet qartë arsyeja që i ka shtyrë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të bllokojnë procesin e digitalizimit të medias RadioTelevizive në Shqipëri, në një kohë që zevendes kryetari Sami Nezaj ka qenë dhe kryetar i Komisionit që ka nisur këtë proces. Nezaj ka firmosur procesverbalin në cilësinë e kryetarit të komisionit për ndarjen me short të rrjeteve dhe frekuencave digitale me datë 23 maj 2015, për televizionet kombëtare Klan dhe Top Channel si dhe për 3 kompanitë me pervojë në transmetimet digitale Digitalb, Supersport dhe Tring.

5 licensat kombëtare digitale në bazë të ligjit, me procedurën e beauty contest u takojnë televizioneve kombëtare dhe atyre operatorëve privatë me përvojë në transmetimet digitale. Në këtë procedurë, për 5 rrjetet private digitale, u ftuan në procedurë e licensimit 5 operatorët që përmbushin kërkesat e ligjit, ndërkohë që më pas kompania Tring dhe ajo Supersport janë tërhequr nga gara.

Në mbledhjen e sotme pritej licensimi i transmetimeve digitale për Televizionet Kombëtare Klan dhe Top Channel si dhe për kompaninë më të madhe në këto transmetime Digitalb. Vota kundër e përfaqësuesve të Partisë Demokratike ka bërë që këto subjekte, më të mëdhatë në tregun e transmetimeve televizive në Shqipëri, ta humbin këtë licensë që ia jep në mënyrë të qartë dhe taksative ligji.

Televizioni Klan, i cili është i licensuar si Tv Kombëtar prej 16 vitesh, të cilit në bazë të ligjit i hiqet licensa analoge dhe i zëvendësohet me atë digitale, shpreh habi dhe keqardhje për këtë vendim të këtyre anëtarëve. Dhënia e licensave digitale nuk është ndonjë privilegj për ne, por është një detyrim ligjor për të fikur transmetimet analoge në bazë të marrëveshjeve të shtetit shqiptar me Bashkimin Europian. Zëvendësimi i të gjithë transmetuesave analoge me transmetuesa digitale në të gjithë malet e Shqipërisë nuk është një privilegj apo favor për Televizionin Klan, por është një kosto rreth 10 milion euro që duhet të investojmë për të njëjtin territor që sot ne e mbulojmë. Gjithë investimet e bëra për transmetuesit analogë që kemi të instaluar ende nëpër male, do të shkojnë dëm, dhe shteti nuk merr përsipër asnjë kompesim edhe pse është shteti që po na detyron të ndërrojmë teknologjinë. Por ne e kemi marrë përsipër këtë kosto me dëshirën për të ofruar cilësi transmetimi më të mire për shikuesit tanë.

Edhe pse ligji na detyron, edhe pse ligji na e jep të drejtën e marrjes së kësaj license si Tv Kombetar i licensuar, edhe pse do të na duhet me shpenzimet tona të ndryshojmë gjithë teknologjinë dhe investimin aktual, anëtarët e Partise Demokratike në këtë autoritet nuk na e dhane padrejtësisht sot këtë të drejtë.

Megjithatë, pas këtij vendimi të turpshëm, Tv Klan i siguron të gjithë shikuesit që sot na ndjekin në transmetimet tona digitale në High Definition, se nuk do ti ndërpresim këto transmetime, por të drejtën tonë ligjore për të transmetuar në High Defition do ta fitojmë në gjykatë.

 



Ju sugjerojmë

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti
Bota

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

8 Korrik, 2025 7:34 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

A mundet Donald Trump që të fitojë Çmimin Nobel të Paqes?

8 Korrik, 2025 7:29 pm
Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare
Bota

Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

8 Korrik, 2025 7:27 pm
Osmani kërkon të mos merren seriozisht kërkesat e Vuçiç: Vetëm fjalë e retorikë
Rajoni

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani thirrje për përgjegjësi institucionale

8 Korrik, 2025 7:26 pm
Kapiteni i anijes turistike humbi jetën pas aktit heroik, reagon Bashkia Shkodër
Kronikë

Kapiteni i anijes turistike humbi jetën pas aktit heroik, reagon Bashkia Shkodër

8 Korrik, 2025 7:24 pm
Vazhdon kriza mes çiftit presidencial francez, Brigitte “injoron” Macronin në Londër
Bota

Vazhdon kriza mes çiftit presidencial francez, Brigitte “injoron” Macronin në Londër

8 Korrik, 2025 7:08 pm
Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi
Aktualitet

Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohet shoferi

8 Korrik, 2025 6:54 pm
Para
Foto/ Elvana Gjata një “fashioniste” në New York

Elvana Gjata mbledh shoqet në Paris për 29 vjetor

Arkitekti i njohur italian Boeri do të bëjë planin e ri Urbanistik të Tiranës

Të jetosh në një botë (anti) vlerash

60 vjeçari gjendet i pajetë në unazën e Korçës, dyshohet se ishte i alkoolizuar

60 vjeçari gjendet i pajetë në unazën e Korçës, dyshohet se ishte i alkoolizuar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
8 Korrik, 2025

Pasditen e së martës, një grup administratorësh të bizneseve lokale në zonën e Lungomares kanë zhvilluar një takim me praninë...

Lexo më shumë

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
8 Korrik, 2025

Mundësi ruso-shqiptar Islam Dudaev ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke marrë medaljen e artë në stilin e lirë gjatë eventit...

Lexo më shumë

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
8 Korrik, 2025

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë që do të mbetet plotësisht pa ujë, kanë thënë ekspertët, të...

Lexo më shumë

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti
8 Korrik, 2025

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com