Partia Demokratike denoncoi sot atë që e quan valë të re represioni të OSHEE-së kundër familjeve në nevojë, përmes mbifaturimeve.
Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, tha se ky mbifaturim është një thirrje për për mosbindje civile.
“Edi Rama ka vërsulur bandën e OSHEE kundër qytetarëve me një valë të re represioni, abuzimi, mbifaturimi, për të rrjepur sa më shumë para kryesisht nga familjet që po vuajnë krizën ekomonike. Faturimet shkruhen sipas nevojës për të mbushur arkën e Edi Ramës, e jo sipas konsumit. Gjahu i preferuar janë familjet që kursejnë energjinë dhe kur matësi tregon pak, atëherë banda e Edi Ramës i kalon në aforfe, duke ua shumëfishuar gjobën. Shtëpitë në zonat e plazhit janë gjithashtu objekt sulmi. Edhe pse ato janë të mbyllura dhe pa konsum, familjarët zbulojnë papritur tarifa të kripura. Faturohen sikur të kenë konsum normal edhe banesa emigrantësh që janë prej kohësh të mbyllura e ku nuk jeton njeri. Ndërkohë që bizneset e mëdha që u përkasin oligarkëve të Ramës trajtohen me përkëdheli dhe lehtësohen në pagesat e energjisë”, tha Zhupa.
Më tej zëdhënësja e PD-së u shpreh se paratë e mbifaturimeve, Edi Rama i ndan më miqtë e tij.