Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Qeveria raportoi 62 te vdekur në qark, por vetëm në Shkodër janë 80

2020/12/06 at 12:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Qeveria raportoi 62 te vdekur në qark, por vetëm në Shkodër janë 80

Partia Demokratike vijon të akuzojë qeverinë për fshehje të numrit të viktimave të shkaktuara nga COVID-19.


Në një deklaratë për mediat ish- deputeti Bardh Spahia u shpreh se Shkodra është një qarqet ku po fshihen shifrat e vërteta të viktimave.

“Para 3 javësh, kryetari i Partisë Demokratike ngriti shqetësimin e fshehjes nga qeveria të numrit të fataliteteve, të shkaktuar nga COVID 19. Përkundër fakteve të paraqitura nga opozita, kryeministri në ikje jo vetëm që nuk dha llogari, jo vetëm që nuk siguroi transparencë, por bëri politikë me viktimat dhe kërcënoi prokurorinë që të mos hetojë këtë superskandal.

Sot pas 3 javësh prokuroria hesht e frikësuar dhe nën presion nga qeveria. Megjithatë, faktet janë aty!Shkodra është një nga shembujt tipik të fshehjes së të vërtetës nga qeveria. Pasi e la pa teste të mjaftueshme për muaj të tërë, qeveria po i mohon Shkodrës edhe të vdekurit. E bën për të përfituar politikisht duke fallsifikuar të vërtetën.

Dua të sjell para jush sot një shembull të fshehjes së numrit të fataliteteve në Shkodër.Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me 5 bashkitë e saj, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë Arrëz kanë humbur jetën 62 persona për shkak të Covid-19. Pra, kaq është numri i fataliteteve sipas Ministrisë së Shëndetësisë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër që nga nisja e pandemisë deri më fund të nëntorit.

Realiteti nuk është ky që jep qeveria! E vërteta është krejt ndryshe.VETËM Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë rregjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun. Asgjë nuk është më kriminalese kaq. Të fshehësh numrin e viktimave për politikë, është përtej çdo norme njerëzore” tha Spahia.

Gjithashtu, Spahia akuzoi qeverinë se po e përdor fshehjen e numrit real të viktimave nga Covid-19 për të mbuluar dështimin në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga Koronavirusi.

“Edi Rama po përdor këtë praktikë kriminale të fshehjes së numrit real të fataliteteve nga Covid-19 për të mbuluar dështimin e tij në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga Koronavirusi.

Dështimi i Edi Ramës mund të mbulohet përkohësisht nga prokuroria, por njerëzit e dinë të vërtetën. E dinë që ndihma e qeverisë mungon, që testet mungojnë, që personeli mjekësor nuk është i mjaftueshëm, që masat nuk u morën në kohë, që me jetën dhe shëndetin e njerëzve Edi Rama ka bërë dhe vazhdon të bëjë propagandë. Kjo qeveri po manipulon të dhënat për të mbuluar dështimin dhe përgjegjësinë e saj.

Si mjek, shqetësimi i parë për këtë akt të paprecedentë të qeverisë,  lidhet me uljen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për përballjen me Koronavirusin. Ata duhet të dinë të vërtetën, sado e rëndë të jetë, për të qenë sa më të kujdesshëm dhe për të marrë çdo masë personale.

Së dyti, si qytetar dhe si mjek, shpreh revoltën se fshehja e fataliteteve nga qeveria nuk mund të përdoret si justifikim për mungesat jetike në shërbimin shëndetësor, që janë përgjegjësi totale e qeverisë. Mjekët duhen ndihmuar me gjithçka,  për të mos paguar me jetën e tyre, siç po ndodh tani, dështimin dhe propagandën e qeverisë. Qytetarët nuk meritojnë një qeveri që fsheh dhe bën politikë edhe me numrin e të vdekurve. Njerëzve u duhet një qeveri funksionale, që punon për ta! Është koha për ndryshim!”, deklaroi Spahia./Opinion.al

 

 



Ju sugjerojmë

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
Bota

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

22 Qershor, 2026 9:45 pm
Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
Bota

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

22 Qershor, 2026 6:24 pm
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

22 Qershor, 2026 5:40 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA
Sport

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA

22 Qershor, 2026 5:32 pm
Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Para
Rrezikonin të mbyteshin, si u shpëtuan 18 klandestinë në Durrës

Nisin pasdite reshjet dhe shtrëngatat në të gjithë vendin

Emrat/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, shefat e komisariateve që lëvizin

Shantazhe përmes rrjeteve sociale, policia: Kujdes me të dhënat personale

Publikohet harta e Serbisë pa Kosovën, reagime në Beograd

Publikohet harta e Serbisë pa Kosovën, reagime në Beograd
















TE FUNDIT

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
22 Qershor, 2026

Britania e Madhe po hyn në një territor të panjohur për historinë e saj moderne. Kryeministrat vijnë dhe ikin me...

Lexo më shumë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
22 Qershor, 2026

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin...

Lexo më shumë

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
22 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 23-të e protestës qytetare. Një pjesë e qytetarëve ishin grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa...

Lexo më shumë

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
22 Qershor, 2026

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme. Kjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}